Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nafta e ardhmja e Kucovës ,Rama: Së shpejti çelim Akademinë Shell për trajnimin e të rinjve

25/05/2018
Nafta e ardhmja e Kucovës ,Rama: Së shpejti çelim Akademinë Shell për trajnimin e të rinjve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kuçova do të ketë shumë shpejt Akediminë Shell që do të trajnojë vajza dhe djem që duan të punojnë në sektorin e naftës, që shihet edhe si e ardhmja e zonës.

Kryeministri Edi Rama gjatë turit të llogaridhënies tha se të dhënat nga shpimet  janë optimistë por do të priten rezultati përfundimtar në shtator.

Nëse rezultatet janë në përputhje me pritshmëritë, Rama foli për vende të reja pune por edhe nevojë për krah pune të kualifikuar.

Rama: Problemi ynë janë aftësitë për punë, specializimi për të bërë një punë. Kemi sot një barrë shumë të madhe sepse kemi dhjetëra, mijëra të rinj që pasi kanë marrë diplomën nëpër Kristale dhe nëpër Vitrina nuk dinë të bëjnë asnjë punë.Nuk dinë ta bëjnë dhe nuk është faji i tyre, është faji i një sistemi të tërë që i futi në një rrugë qorre në vend që të kishin pasur gjatë gjithë këtyre viteve paraleshit me një Universitet që jep arsim të lartë dhe jo diploma falso, edhe arsimin profesional, shkolla profesionale, njerëz me zanate të cilët të gjejnë punë. 

Këtu në Berat ne kemi ndërtuar Qendrën e Re të Formimit Profesional dhe në bashkëpunim me Shell-in do të çelim akademinë Shell për të trajnuar dhe specializuar vajza dhe djem që do punojnë në sektorin e naftës dhe gazit që është në zhvillim e sipër. Shelli po bën një operacion të jashtëzakonshëm këtu në këtë zonë, shpresojmë që deri në fund pritshmëria dhe optimizmi do të konfirmohen.

Presim në vjeshtë rezultatin përfundimtar të shpimeve sepse është gjetur një sasi e madhe nafte dhe gazi, më e madhja ndonjëherë e zbuluar në vendin tonë dhe me një cilësi shumë të mirë që nuk është karakteristike e naftës së zbuluar deri tani sepse përgjithësisht është një naftë e rëndë, kjo është naftë shumë e lehtë. 

Çështja është tek komercializimi apo jo. Sepse është shumë thellë dhe ata duhet të arrijnë të bëjnë deri në fund llogarinë se do të jetë një naftë që mund të komercializohet, pra mund të dalë në treg, apo është shumë e kushtueshme dhe mund të mbetet poshtë.Të gjitha shenjat janë optimiste. Nëse kjo konfirmohet do të duhen shumë njerëz për tu futur në këtë industri dhe ne nuk i kemi dhe që duhet ti përgatisim. Flasim për zanate bazike se nuk po hyjmë tek pjesa e sipërme e inxhinierëve të naftës, e me rradhë. Kjo përbën problem.

Një tjetër problem sipas Kryeministrit është niveli i ulët i pagave. Por më problematike ai parashtroi kompanitë që punojnë me dy bilance për t’iu shmangur taksave.

Rama: Kemi shumë punësime që janë në nivel pagash të ulet dhe patjetër që pagat janë të pa mjaftueshme dhe të pa kënaqshme. Ka problem me pjesën jo formale. Kemi  41 të pagave në biznesin  e madh që janë paga minimale. Gënjejnë. Paguhen më shumë dhe shkruhen aty 300 mijë lekë që të mos paguajnë taksa. 

Kjo është çështje e qeverisë si do ta zgjidhë këtë problem me binzesin e madh, nuk mund të ketë ekonomist me 300 mijë lekë, as financier me 300 mijë lekë. Janë paga që regjistrohen të tilla për arsye informaliteti.

Tags: KucovenaftaRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.