Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazetari Jetmir Olldashi thirret ne prokurori

20/05/2018
DETAJE & VIDEO/ “Bomba” e gazetarit që intervistoi “Dëshmitarin X”: Si u realizua përgjimi, Veliu e telefonoi “Pashain” në praninë time

Jetmir Olldashi

Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Jetmir Olldashi do të jetë dëshmitari i radhës që do të pyetet nga prokurori i krimeve të rënda, në vijim të hetimeve për audio-përgjimin me dëshmitarin X.

Çështja e kallëzimit të rremë, e bashkuar tashmë në një të vetme me atë të trafikut të narkotikëve, do të dërgojë gjithashtu pranë akuzës edhe deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi. Të tre ata në pozicionin e personave që kanë të dhëna të vlefshme, duhet të paraqiten në Prokurorinë Krimeve të Rënda, të hënën në orën 10:00.

Megjithë këtë, rrëfimi më i rëndësishëm pas dëshmitarit X, është ai i gazetarit Jetmir Olldashi, i cili deklaroi një ditë më parë itinerarin e ndjekur gjatë një investigimi, sipas tij mbi çështjet e trafikut në Vlorë. Por atij nuk do t’i kërkohen vetëm shpjegimet se si e takoi Albert Veliun, si u zhvillua biseda mes tij dhe një personi tjetër që thuhet se Agron Xhafajt, apo edhe si do të sigurohej hashashi.

Gazetarit, sipas një burimi të sigurt, do t’i kërkohet materiali bruto i audio-regjistrimit mes dëshmitarit X dhe Agron Xhafajt. Pas këtij momenti shpjeguan të njëjtat burime të besueshme, prokurorët do të vendosin se ku do të zhvillohet ekspertiza e materialit audio, për të cilin po vlerësohen dy mundësi.

Së pari prokurorët do t’i drejtohen për ekspertizë policisë shkencore në Tiranë, për të krahasuar tonalitetet e zërit të Agron Xhafës, të regjistruara nga prokurorët e Tiranës, përpara se ai t’u vetëdorëzohej italianëve me zërin që shfaqet në përgjim.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastin e dëshmitarit Albert Veliu. Vetëm pas këtij momenti dhe nëse materiali bruto u dorëzohet hetuesve, prokuroria do të kërkojë edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ashtu sikurse është vepruar edhe më parë. /Top Channel

Tags: jetmir olldashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.