Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Prej vitesh në oborrin e shtëpisë, kasaforta e ndryshkur fshihte një pasuri të pabesueshme

18/05/2018
FOTO/ Prej vitesh në oborrin e shtëpisë, kasaforta e ndryshkur fshihte një pasuri të pabesueshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për vite me radhë Matthew dhe Maria Colonna-Emanuel menduan se kutia prej metali e hedhur pas disa pemëve në bahçen e tyre ishte pjesë e një kabulli apo kutie elektrike.

Por nuk ishte kështu. Ishte një kasafortë brenda së cilës gjendeshin 52 mijë dollarë kesh, flori dhe diamantë. Dhe historia sesi e zbuluan, e çfarë bënë më pas është e pabesueshme.

Ata e panë kutinë prej metali mes disa pemëve, kur u zhvendosën në shtëpinë e tyre në Staten Island, në New York, por nuk i dhanë kurrë rëndësi.

“Mendova se ishte kuti elektrike“, tha për CNN, Matthew Colonna-Emanuel.

Disa kohë më vonë, kur pemët që ndodheshin në bahçen e tyre u dëmtuan pak, ata kishin një pamje më të qartë të kutisë. Pavarësisht kohës, ajo ishte tejet rezistente. Vendosën që ta nxirrnin dhe ishte pikërisht në këtë moment kur kuptuan se bëhej fjalë për një kasafortë të vjetër të ndryshkur.

Brenda saj gjetën para të lagura dhe shumë bizhuteri në një qese plastike.

“Me qindra bizhuteri, diamantë, unaza fejese… ishte befasuese”, tha Matthew.

Brenda kishte gjithashtu një copë letër me një adresë, që i përkiste njërit prej fqinjëve.

“Fillimisht trokita në derën e tyre dhe i pyeta nëse i kishin grabitur ndonjëherë dhe ata pohuan se po”, tha Matthew.

 

Sipas Departamentit të Policisë së New York, fqinjët e çiftit kishin raportuar për një grabitje një ditë pas Krishtlindjes në vitin 2011. E vetmja gjë që ishte marrë nga banesa e tyre kishte qenë pikërisht kasaforta. Policia tha se brenda saj kishte një sasi të madhe parash, bizhuteri dhe sende të tjera, me vlerë totale prej 52 mijë dollarësh.

Në atë kohë, pronares së kasafortës iu tha se nuk do t’i shihte më kurrë sendet e saj me vlerë, por 8 vjet më vonë, falë familjes Colonna Emanuels, ajo i rigjeti sërish.

Matthew tregoi më tej për CNN se fqinja e tyre nuk mundi ta besonte se pasuria e saj ishte gjetur.

Të pyetur se përse nuk i mbajtën sendet për vete, bashkëshortja e Matthew, Maria tha: “As që diskutohej, nuk ishin tonat”.

“Shpërblimi është karma, karma e mirë”, shtoi Matthew.

Tags: kasaforte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.