Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REUTERS/ Kryeministri shqiptar i lutet BE-së të mos i kthejë shpinën

26/04/2018
REUTERS/ Kryeministri shqiptar i lutet BE-së të mos i kthejë shpinën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ti mohosh Shqipërisë prespektivën për tu bërë një shtet i Bashkimit Europian, mund të nxisë radikalizmin mysliman dhe mund të shkaktojë destabilitetin e rajonit, është shprehur kryeministri Edi Rama.

Rama, i cili ishte në Berlin për të lobuar hapjen e bisedimeve pasi Këshilli Europian i dha rekomandimin javën e shkuar, gjithashtu dënoi politikanët evropianë që ushqeheshin me ndjenjat anti-muslimane, duke i etiketuar ata si “investitorë në radikalizim”.
Para takimit të tij me kancelaren Angela Merkel, Rama paralajmëroi se edhe Rusia po synonte radikalizmin islamik në Shqipëri, dhe i kërkoi BE-së “të mos linte hapësira për tu mbushur nga vendet e tjera”.

Ekzekutivi i BE-së është gati ti japë prespektivën e antarësimit 6 vendeve ballkanike, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, duke kërkuar luftimin e ndikimit rus dhe atij kinez në rajon. Shefi ekzekutiv i BE, Jean-Claude Juncker, tha javën e kaluar se blloku duhet të pranonte anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të shmangur rrezikun e një lufte të re atje.
Por qeveritë anëtare, të ndërgjegjshëm për skepticizmin popullor për hapjen e dyerve të BE-së në vendet e varfëra, janë më të kujdesshëm. Nga Britania në Hungari, partitë popullore kanë përfituar të ardhura duke luajtur mbi rreziqet e supozuara të imigracionit musliman në shkallë të gjerë, ndërkohë që hapja e tregjeve të punës në Evropën perëndimore për anëtarët e rinj të varfër është fajësuar për rrogat e pandërprera.

“Në statistika Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por unë do thoja që feja kryesore në Shqipëri është Europa”, tha Rama për Reuters. “”Pra të gjithë këta faktorë, janë praktikisht investitorët kryesorë në radikalizim nga ana e Evropës. Kështu unë i përçmoj. ”
Ti mbyllësh perspektivën evropiane Shqipërisë do të linte një boshllëk të cilin Rusia do ishte gati ta shfrytëzonte, shtoi ai, duke paralajmëruar se ndërhyrja e pretenduar e Moskës në zgjedhjet e vitit 2016 në Malin të Zi mund të përsëritet diku tjetër në Ballkan.
Zyrtarët evropianë kanë vlerësuar përparimin e Shqipërisë në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e demokracisë së, por shumë prej tyre në Bruksel janë goditur nga kthimi pas i demokracisë për Hungarinë dhe Poloninë që nga hyrja e tyre në BE në 2004.
Duke pranuar se Shqipëria nuk mund të garantojë se nuk do të ndiqte shembullin e tyre, Rama tha se vendi i tij nuk kishte alternativë tjetër veç se të ndiqte integrimin evropian.
“Është si ajo që kërkon nga njerëzit kur martohen”, tha ai. “Ju nuk mund të kërkoni më shumë se angazhimi i tyre për të qenë së bashku për pjesën tjetër të jetës së tyre – dhe pastaj gjërat ndodhin.
“Është e rëndësishme që idealizmi ynë për Europën të respektohet dhe të mos merret si naivitet”, shtoi ai.

Tags: angela merkeledi rama gjermanireuterstakim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.