Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ilir Meta ‘konverton’ në shqiptar edhe të parin e kishës katolike

25/04/2018
Ilir Meta ‘konverton’ në shqiptar edhe të parin e kishës katolike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë sot shtetësinë shqiptare arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendos. Ky është rasti i dytë që Meta jep shtetësinë për rangjet më të larta të hierarkisë fetare në vend. Pak muaj më parë Presidenti Meta i dha shtetësinë kreut të kishës ortodokse në Shqipëri, Janullatos.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me zonjën Monika Kryemadhi dhe vajzat e tyre Borën dhe Erën, mori pjesë në meshën e mbajtur në Katedralen katolike të “Shën Palit” në Tiranë, me rastin e 25-vjetorit të vizitës historike të Papa Shën Gjon Palit II në Shqipëri dhe të shugurimit ipeshkvor të katër ipeshkvijve shqiptarë.

Presidenti Meta i dorëzoi personalisht dekretin e firmosur të dhënies së shtetësisë Arqipeshkvit Metropolitan të Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendos.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta vuri në dukje se jo rastësisht Imzot Rrok Mirdita, zgjodhi si Ipeshkëv Ndihmës të tij, Imzot George Anthony Frendo-n, i cili me fjalën e urtë dhe petkun fisnik të fesë u bë drejtues moral i bashkësisë katolike në Shqipëri.

Në vitin 1995, kur ai ishte Epror Provincial i Meshtarëve Domenikanë Maltezë, Eprori Gjeneral i Urdhrit i sugjeroi të hapte një mision në Shqipëri, mision të cilin e hapi në vitin 1996 në Sukth të Durrësit.

Ai erdhi si misionar në Shqipëri në korrik 1997 dhe pas dy vitesh, së bashku me Imzot Rrok Mirdita u zhvendos në periferinë e Durrësit, për të përhapur fjalën e Zotit për t’u shndërruar shumë shpejt në ‘bariun’ e ‘grigjës’ së komunitetit katolik që kishte zbritur nga Mirdita.

Imzot George Anthony Frendo vjen nga Malta, një vend shumë mik me Shqipërinë, një ishull i bukur në qendër të Mesdheut, me shumë afërsi historike me vendin tonë dhe i vendosur në udhëkryq të civilizimeve dhe kulturave të lashta.

Duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur, prej më shumë se 20 vitesh, në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare dhe duke e falënderuar përzemërsisht për gjithçka ai ka bërë për komunitetin katolik, por jo vetëm, tanimë edhe si Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë–Durrësit e Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, kam nderin dhe privilegjin t’i akordoj Imzot George Anthony Frendo, dhënien e shtetësisë shqiptare.”, tha Presidenti Meta.

Ndërsa Imzot Frendo, i emocionuar, duke falënderuar Presidentin e Republikës, vuri në dukje: “Presidenti më ka nderuar sot duke më dhënë shtetësinë shqiptare. Çfarë do të ndryshojë në jetën time ky fakt? Nuk mund të them se do të ndryshojë sjelljen time, sepse gjithmonë e kam dashur Shqipërinë, e kam dashur popullin shqiptar, por nëpërmjet këtij nderi sigurisht që do të ndihem më shumë afër jush, madje njëri prej jush. Dhe vërtet jam shumë i gëzuar”.

Tags: George FrendoIlir Meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.