Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Mogherini takohet me krerët e opozitës

18/04/2018
VIDEO/ Mogherini takohet me krerët e opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, i është drejtuar selisë së Misionit të BE-së në Tiranë ku ka nisur tashmë një takim me përfaqësuesit e opozitës shqiptare. Konkretisht, me Nënkryetarin e PD-së, Edi Palokën dhe deputetin Tritan Shehu, ish-ministër i Jashtëm i PD-së si dhe me Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin që shoqërohet nga ish-ministrja e Integrimit e LSI, Klajda Gjosha.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk është i pranishëm i takim, pasi ndodhet në Berlin në një takim të PPE-së, por pritet që takimi mes tyre të realizohet më pas në një moment tjetër.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama pak më herët, Mogherini vlerësoi se dhënia e rekomandimit pozitiv për Shqipërinë ishte fryt i përpjekjeveve të të forcave politike, jo të një partie, të të gjitha përpkjeve që janë bërë gjatë dekadës së fundit për ndryshime në Shqipëri.

Po ashtu, shefja e diplomacisë europiane e dha hapur para medias, mesazhin që t’i përcillte opozitës shqiptare:

“Unë do të takohem gjatë ditës me opozitën dhe mesazhi im do të jetë saktësisht ai që ndava hapur: Ky nuk është rezultat i njërës apo tjetrës forcë potike,  i qeverisë, i një institucioni apo tjetrit por është rezultat i atyre që kanë punuar gjatë dekadës së fundit për ta transformuar vendin dhe që duhet të marrin jo vetëm meritën, por edhe përgjegjësinë për ta transformuar vendin.

Nuk ka ndodhur që ta marrë meritën për anëtarësimin në BE të një vendi, një parti apo tjetra, por është një përpjekje kombëtare dhe unë shoh mjaft unitet në këtë vend; kjo është në interes të shumicës e pakicës, qeverisë e opozitës për të vazhduar hapat drejt ruajtjes dhe thellimit të reformave. Kjo ndodhi se u bënë bashkë dhe ju e realizuat; kërkoi kohë dhe unë e kuptoj kompleksitetin, por aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para dhe sidomos kur bëhet fjalë për brezin e ri e një ëndërr që mund të përmbushet.”

 

Tags: federica mogheriniLSIPDtakim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.