Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputetja e PD-së “i pret vrullin” delirit të kryeministrit: Kjo është hera e 3-të që rekomandohet hapja e negociatave…

17/04/2018
BE: Seanca plenare për “Vettingun” të presë 11 gushtin, hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jorida Tabaku, deputete e PD-së, ka reaguar lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke theksuar se kjo është hera e tretë që rekomandohet një gjë e tillë.

Tabaku përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se rekomandimi për hapjen e negociatave me kusht që iu dorëzua sot qeverisë Rama është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vite të shkuara.

“Por një dritë jeshile e Europës që ende shpreson se rekomandimi i kushtëzuar do të bëjë më përgjegjëse qeverinë aktuale karshi ëndrrës dhe dëshirës së shqiptarëve.

Raporti evidenton qartë se Komisioni do të vëzhgojë imtësisht ritmin aktual të reformës në drejtësi si një pikë kyçe e një shteti ligjor, sikundër i rikujton qeverisë pesë prioritetet të cilat zënë vend të veçantë në bilancin e vendit përballë Europës”, shkruan Tabaku.

Komisioni rekomandon për herë të tretë hapjen e negociatave.

Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj në Europë që nga dita e parë e ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992. Kjo si pasojë e një vokacioni të brendshëm të shqiptarëve të cilët zgjodhën hyrjen në Europë përballë perdes së hekurt që kish vendosur diktatura komuniste në vend.

Sot, pas 27 vitesh Shqipëria ende kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj brenda Bashkimit Europian, por qeveria që e drejton prej pesë vitesh vazhdon të qëndrojë në vend-numëro.

Rekomandimi për hapjen e negociatave me kusht që iu dorëzua sot qeverisë Rama është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vite të shkuara. Por një dritë jeshile e Europës që ende shpreson se rekomandimi i kushtëzuar do të bëjë më përgjegjëse qeverinë aktuale karshi ëndrrës dhe dëshirës së shqiptarëve.

Raporti evidenton qartë se Komisioni do të vëzhgojë imtësisht ritmin aktual të reformës në drejtësi si një pikë kyçe e një shteti ligjor, sikundër i rikujton qeverisë pesë prioritetet të cilat zënë vend të veçantë në bilancin e vendit përballë Europës.

Ndonëse përballë këtyre sfidave deri më tani qeveria është dorëzuar. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë ndaj pesë prioriteteve të BE-së (reforma e sistemit të drejtësisë, reforma e administratës publike, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut) janë të barabarta me zero. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë për zbatimin e reformës në administratë publike janë në fakt përpjekje të qeverisë për të “marrë tepsinë për veten e saj”. Beteja e qeverisë ndaj krimit të organizuar në fund të ditës është shndërruar në një betejë të qeverisë për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm të akuzuar për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.

Jo më larg se një ditë më parë, ministri i brendshëm Xhafaj doli përkrah kryebashkiakut Sejdini që akuzohet për përfshirje në grupet kriminale. Ndërkohë që krimi i organizuar godet në forma inceneratorësh dhe jo vetëm qytetarët shqiptarë si në xhepat e tyre ashtu edhe në cilësinë e jetës.

Pa folur më pas për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë (përfshirë në të drejtat e njeriut) ku qeveria angazhohet të nxjerrë ligje në kundërshtim me të Drejtat e njeriut.

Për ta thënë më qartë; duhet një përpjekjet titanike nga qeveria për të kaluar këtë hendek!

Kjo është hera e tretë që Shqipërisë i sugjerohet nga Komisioni hapja e negociatave. Në 2013 u rekomandua marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave por vendet anëtare vendosen vetëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në nëntor 2016 përsëri komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me kusht zbatimin e plotë të reformës në drejtësi mbas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus.

Partia Demokratike beson se Shqipëria e ka vendin në Europë, për sa kohë të jetë në opozitë nuk ka për ta penguar këtë proces. Përkundrazi, siç e ka treguar do ta mbështesë pa hezitim. Ndonëse edhe një herë i takon përgjegjësia forcës qeverisëse për të bindur vendet anëtare.

Tags: BEjorida tabakunegociatatrekomandimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.