Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha ne Berlin, lobim per hapjen e negociatave, tani seanca e veshtire me partine e Merkelit

17/04/2018
Basha me drejtues të lartë të PPE dhe CDU: Qeveria rrezik që i kanoset demokracisë dhe shtetit ligjor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një video live nga Berlini, pak momente para nisjes së një një seance dëgjimore me deputetë gjermanë të CDU/CSU. Basha shprehet se kjo është seanca më e vështirë ku ata duhet të marrin pjesë pasi audienca është shumë kritike dhe mjaft skeptike për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërisë. Vështirësia qëndron në faktin se pavarësisht problemeve që ekzistojnë në Shqipëri, sipas Bashës, ato do të zgjidhen më mirë me hapjen sesa me mos-hapjen e negociatave, ndaj opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për hapjen e negociatave.

“Jemi sot – rrëfen Basha në video, – në seancën veçantë  më të vështirë dëgjimore, të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të Komisionit për Çështjet Europiane, të Komisionit të Punëve me Jashtë, që është një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti, me znj. Vokshi, z. Bylykbashi.

Dhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të grupit CDU/CSU kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, luftën kundër korrupsionit, kanë të bëjnë me reformën në drejtësi dhe qëndrimi në tërësi është skeptik përsa i përket hapjes së negociatave.

Detyra më e vështirë e gjithë kësaj vizite është të bindim këtë komision sot që nga njera anë problemet reale në Shqipëri, që ekzistojnë dhe këta kanë raportimet e tyre, objektive dhe konkrete dhe nga agjensitë e ligjzbatimit dhe organet e tjera gjermane dhe europiane, por që nga ana tjetër këto probleme mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre dhe që opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave dhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të mundësuar zbatimin e vertetë të Reformës në Drejtësi, një drejtësie të pakapur politikisht, me gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe për çështje të tjera siç është reforma e Administratës Publike, Reforma Zgjedhore.

Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin, për të bindur anëtarët e këtij komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave.

Mbledhja do të fillojë për pak minuta dhe pas kësaj do të kem mundësinë të ju njoftoj prapë në Fb për rezultatet e kësaj mbledhjeje,” përfundoi Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1853243241393515/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.