Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE & FOTO/ Pas dasmës, mort në familjen Murataj

09/04/2018
DETAJE & FOTO/ Pas dasmës, mort në familjen Murataj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa u deshën disa orë që policia e Fierit të identifikonte viktimat e aksidentit tragjik të mëngjesit të sotëm, “BalkanWeb” mëson edhe një tjetër detaj të trishtë. Familja Murataj që mbrëmë martonte djalin, pas dasmës duhet të hapë dyert e mortit, për të përcjellë në banesën e fundit djalin tjetër Fisnik Murataj dhe të fejuarën e tij Naza Aham.

32-vjeçari Fisnik Murataj, e fejuara e tij 34-vjeç dhe kushëriri Agustin Murataj 30 vjeç direkt pas dasmës në familje, që zgjati deri në orët e para të ditës së sotme, morën rrugën nga Fieri drejt fshatit Kutë të Mallakastrës, ku edhe jetonte familja Murataj, por kthimi nga dasma për në shtëpi rezultoi fatal për të tre.

Fisnkik Murataj dhe Naza Aham, nga Rodezi, një qytet i vogël në jug të Francës ishin të fejuar dhe bashkëjetonin në Greqi. Ata udhëtuan drejt vendlindjes së Fisnikut për t’ju bashkuar gëzimit të familjes, ndërsa bashkë me Agustin Murataj, i cili qendronte ne sediljen e pasme të mjetit, po ktheheshin për të pushuar pas dasmës dhe me pas me shumë gjasa do të ktheheshin në Greqi, ku jetonin dhe punonin.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge si pasojë e shpejtësisë së lartë, megjithatë po hetohet për të zbuluar detaje të tjera për rrethanat.

E reja ka postuar në Facebook-un e saj edhe një foto të mjetit me targa greke me te cilin udhëtonin të rinjtë, i cili me sa duket ka qënë në pronësi të saj.

Ngjarja

Aksidenti tragjik me 3 jetë të humbura u shënua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10 në aksin Levan-Tepelenë, ku 2 kushërinjtë Fisnik e Agustin Murataj si dhe një shtetase franceze Naza Aham, e fejuara e Fisnikut, ktheheshin nga dasma e vëllait të ketij te fundit. Automjeti tip “Suzuki” me targa greke IHZ 1755 që drejtohej nga Fisnik Murataj përfundoi në një kanal në anë të rrugës pranë fshatit Varibop, dhe fatkeqësisht 3 të rinjtë u mbytën në ujërat e tij.

Ishin banorët e zonës ata që panë në mëngjes mjetin i cili besohet se kishte qëndruar ne kanal për disa orë. Trupat e dy kushërinjve u gjeten brenda automjetit, ndërsa jashët tij, ne ujerat e kanalit u gjet trupi i 34-vjeçares franceze.

Fisnik Murataj
Noza Ahmout
Agustin Murataj

Informacioni paraprak i Policisë

Në datën 09. 04. 2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur shtetasit F. M., 32 vjeç; A. M., 30 vjeç si dhe shtetasja N. A., 34 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tags: aksidentkanalmakinavdekje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.