Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KONSULENCA e BE/ Mashtrimi, qeveria shqiptare mbledh taksa për qarkullimin më shumë se nevoja për mirëmbajtjen e rrugëve

04/04/2018
EFEKTET E PARA/ Rama “dhuratë” taksën për Rrugën e Kombit, shoferët rrisin çmimin e biletave të udhëtimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria shqiptare ka një zbatim një strategji për mirëmbajtjen e rrugëve 2015-2019 sipas të cilës kostoja arrin në 329 milionë euro, ose 65.8 milionë euro në vit. Komisioni Europian nëpërmjet programit IPA dhe kompanisë TIEG, që ka dhënë konsulencë teknike për planin e mirëmbajtjes që po zbaton qeveria në studimin e saj konstaton se buxheti i alokuar për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri është rreth 25% -30% e buxhetit total të nevojshëm për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore (rreth 329 milionë euro për periudhën 2015-2019). Raporti është hartuar në vitin 2016.
Në Shqipëri nga taksa e qarkullimit mblidhen rreth 160 milionë euro në vit, shumë që është mëse dyfishi i kostos vjetore të mirëmbajtjes së rrugëve (shënim i Monitor).
Kompania konsulentë thotë se “shpenzimet aktuale buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se, pagesat e përdoruesve të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit, taksat e karburantit të qarkullimit”.
Konsulenti thotë se, qeveria shqiptare mbledh taksa për qarkullimin më shumë se nevoja për mirëmbajtjen e rrugëve.
Zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës së transportit në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare.
Po krijimi i parakushteve për integrimin në BE thotë Konsulenti kërkon zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Kështu rritja e aksesit të mallrave dhe pasagjerëve në tregti dhe ofrimin e shërbimeve kontribuon dukshëm në rritjen e përgjithshme ekonomike dhe zhvillimin e ekonomi.
Konsulenti vlerëson se prioritet strategjik është përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit në Shqipëri dhe krijimi i një tregu të integruar, i cili përbëhet nga infrastruktura e transportit nga toka (rruga dhe hekurudha), nga deti dhe nga rrugët ujore.
Qëllimi kryesor i zhvillimit të sektorit për periudhën 2015-2020 parashihet të jetë “zhvillimi i një sistemi efikas të transportit, i integruar në rajon dhe në rrjetin e BE, i cili promovon zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”.
Përkundër investimeve të rëndësishme sidomos në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sektori i transportit ende nuk është bërë një promotor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në Shqipëri, thotë studimi.
Financimi në kohë dhe adekuat i investimeve të programit vjetor dhe afatmesëm mbetet problematik, vëren konsulenti. Për më tepër, cilësia e punëve publike të lidhura me transportin ende nuk është në përputhje me standardet e BE-së.
Konsulenti thotë se, koordinimi i infrastrukturës së transportit me vendet fqinje – vendet e Ballkanit Perëndimor që përbëjnë Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën duhet të jenë në themel të politikave të transportit në Shqipëri.
Vendet e BE-së kanë miratuar një plan për një zonë të përbashkët të transportit europian drejt një sistemi konkurrues dhe efikas të burimeve të transportit.
Në kuadër të këtij plani deri në vitin 2030, 30% e transportit rrugor mbi 300 km distancë duhet të zhvillojë transportin hekurudhor.
Deri në vitin 2050 duhet të përfundohet një rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë evropiane dhe të ruhet një rrjet i dendur hekurudhor në të gjitha shtetet anëtare. Deri në vitin 2050, shumica e transportit të pasagjerëve me distancë të mesme duhet të jenë me hekurudhë. Monitor

Tags: mbledhjaqeveriataksa qarkullimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.