Eurodeputeti i majtë Knut Fleckenstein i cili ndodhet në Tiranë në një takim të socialistëve europianë i është drejtuar selisë blu për të zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Mësohet se takimi ka nisur prej orës 17:15.
Opozita ka paralajmëruar fillimin e protestës dhe mosbindjes civile, ku siç edhe është bërë me dije do të bllokojnë disa nga rrugët kryesore.
Fleckenstein është gjithashtu edhe raporter për Shqipërinë i Parlamentit Evropian. Ai është takuar sot edhe me kryeministrin Rama përgjatë aktivitetit të socilaistëve.





