Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ping-pong me atë arrestuarit e protestës së Kalimashit, gjyqi ndaj tyre zhvendoset në Tiranë

03/04/2018
Ping-pong me atë arrestuarit e protestës së Kalimashit, gjyqi ndaj tyre zhvendoset në Tiranë

Gjykata e Kukesit

Share on FacebookShare on Whatsapp

Vendimet për masat e sigurisë për 23 të ndaluarit që akuzohen nga Prokuroria e Kukësit si shkaktarë të dhunës në protestën e zhvilluar në rrugën e Kombit do të merren në Tiranë.

Sipas informacioneve më të fundit, seanca për përcaktimin e masës së sigurisë për 23 të ndaluarit do të mbahet ditën e mërkurë, ashtu siç është parlajmëruar, por jo në gjykatën e Kukësit, por në atë Tiranës.

Për 11 prej banorëve të Kukësit që u ndaluan për protestën do të kërkohet arrest me burg. Ndërkohë që për pesë të tjerë do t’i parashtrohet gjykatës kërkesa për të vendosur masën e arrestit shtëpiak.

Sipas këndvështrimit të dy prokurorëve të dosjes, vetëm për shtatë prej të ndaluarve gjykata mund të japë masën e detyrimit me paraqitje derisa në mbyllje të hetimeve për protestën e 31 marsit.

Prokuroria argumenton në kërkesën e dorëzuar gjyqtares së gatshme në Kukës, se masa e arrestit për 16 prej të ndaluarve ose me paraburgim ose në shtëpi, është kërkuar duke vlerësuar provat e deritanishme për protestën, por edhe materialeve të referuara nga policia lokale.

Prokuroria thotë në kërkesën për vlerësim të urdhrave të ndalimit se gjatë kësaj proteste u plagosën 12 efektivë të policisë, ndërkohë që u dëmtuan nga gazi lotsjellës edhe katër protestues.

Për të gjithë ata që kërkohet arresti pretendohet se ka prova që i implikojnë siç janë videot, por edhe shkalla e dhunës e përdorur prej tyre. Ndërkohë që për shtatë të tjerët kërkohet detyrimi me paraqitje duke ju referuar moshës, shkallës së ulët të rrezikshmërisë përshkruhet më tej si edhe gjendjes shëndetësore të njërit prej tyre.

Protestuesit, sipas Prokurorisë kishin dorëzuar kërkesë për tubimin e 31 marsit, por policia nuk u kishte kthyer përgjigje, sapo janë grumbulluar sipas qëndrimit të prokurorisë protestuesit kanë filluar sulmin duke goditur me sende të forta e duke djegur edhe pikat ku do të paguheshin taksat për rrugën.

Tags: arrestimeGjyqiprotestarruga arbrittaksa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026
DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.