Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryebashkiaku i Tropojës: Hiqni taksën e Rrugës së Kombit, lironi protestuesit

03/04/2018
Kryebashkiaku i Tropojës: Hiqni taksën e Rrugës së Kombit, lironi protestuesit

Besnik Dushaj

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Bashkisë së tropojës, Besnik Dushaj, mbështet protestën e banorëve për heqjen e taksës në Rrugën e Kombit, dhe kërkon lirimin e të arrestuarve. Ai thotë se banorët e qarkut të Kukësit janë më të varfrit në Shqipëri, dhe sipas tij tarifat e larta të vendosura nga Qeveria janë të papërballueshme.

Dushaj shprehet se në këto zona është rritur varfëria vitet e fundit, ndërsa shton se kanë munguar investimet e qeverisë.

“Qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës është qarku më i varfër në Shqipëri dhe taksa e rrugës së Kombit rëndon të gjithë qytetarët por në mënyrë të veçantë banorët e këtij qarku, dhe sigurisht edhe banorët e Bashkisë së Tropojës. Duke parë rritjen e varfërisë, rritjen e taksave të tjera që ka bërë kjo qeveri, do të ishte me vend rritja e investimeve në këto zona dhe jo vendosja e një barre siç është taksa në rrugën e Kombit. E them me bindje që kjo taksë është e papërballueshme për banorët në këto zona. Kjo taksë do të rrisë biletën e transportit, do të rrisë çmimin e ushqimeve dhe mallrave që i marrin nga Tirana dhe rrethe të tjera”, shprehet ai.

Kryebashkiaku i Tropojës thotë se kjo protestë nuk është politike.

“Ne e mbështesim protestën e banorëve. Kjo nuk është protestë politike, por është protestë që kërkon t’i tregojë qeverisë se i gjithë ky qark janë shumë të varfër. Ka shumë të papunë, ka shumë familje në mjerim dhe ka nevojë urgjende për investimeve, të punësohen njerëzit e të rritet numri i turistëve. Kësaj nuk i shërben taksa.

Kam komunikuar vazhdimisht me përfaqësues të qeverisë dhe u kam kërkuar që taksa të hiqet për banorët e këtij qarku dhe ajo duhet të jetë 0 për këta banorë. Kërkoj që edhe ata 23 të arrestuar të lirohen menjëherë sepse protestuan me dinjitet, protestuan për përmirësimin e jetës së tyre dhe nuk protestuan për asnjë arsye politike. Varfëria i ka pllakosur.
Ne do të mbështesim protestat e banorëve tanë por edhe të gjithë protestat që bëhen kundër varfërisë dhe rritjes së taksave. Do të mbështesim protestën për heqjen e taksës në rrugën e Kombit”, thotë Dushaj. BW

Tags: besnik dushaj taksaprotestarruga kombit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.