Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

50 mijë ha tokë e grabitur në bregdet; Raporti: 40 mijë ha i mbeten falsifikatorëve

25/03/2018
Edi Rama uron me një video, komentuesit “e kryqëzojnë” për 4 të mbyturit në Zvërnec
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bregdetit shqiptar i janë marrë padrejtësisht 50 mijë hektarë tokë shtetërore. Një pjesë është tjetërsuar me dokumente false, ndërsa pjesa tjetër është privatizuar pa dokumentacion. Ky është konkluzioni i një raporti të Task Forcë që bëri verifikimin e pronave në bregdet. Sipas dokumentit që disponon Top Channel, për 40 mijë hektarë është e pamundur të rimerren nga shteti pasi janë dhënë me vendim gjykate.

Një raport i Task Forcës për verifikimin e pronave të bregdetit ka gjetur se vetëm në vijën bregdetare të jugut janë marrë padrejtësisht 50 mijë hektarë toka shtetërore.

Raporti, i cili disponohet nga Top Channel konstaton se një pjesë e tokave në bregdet janë tjetërsuar me dokumente false, ndërsa pjesa tjetër është privatizuar në mungesë të plotë të dokumentacionit ligjor.

Në mënyrë absurd raporti arrin në konkluzionin se rreth 40 mijë hektarë është e pamundur të rimerren më nga shteti, për shkak se janë dhënë me vendime gjyqësore edhe pse nuk kanë patur dokumente të rregullta. Ndërkohë që për pjesën tjetër, për atë që është marrë me dokumente të falsifikuara autoritetet shtetërore do të nisin procedurat për rishtetëzimin.

Në fakt edhe për pjesën tjetër shteti mund të kërkojë rigjykim mbi bazën e fakteve të reja duke cuar në mbajtjen e proceseve të drejta gjyqësore dhe kthimin e tokave të grabitura.

Sipas taks forcës, situata rezulton problematike në të gjithë vijën bregdetare të jugut, veçanërisht në Vlorë, Dhërmi, por edhe Sarandë ku tokat shtetërore janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.

Ky verifikim është bërë përgjatë periudhës 2014-2015. Pak ditë më parë qeveria miratoi një vendim, i cili pezullon plotësisht dhënien e titujve të pronësisë për tokat në bregdet deri në një afat të pacaktuar.

Burime nga taks forca thonë se pas këtij vendimi do të ketë të tjerë hapa ligjorë që do të përcaktojnë se çfarë do të bëhet me tokat që janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme. Sipas qeverisë, synimi është që këto prona të rimerren nga shteti për tu përdorur në investimet strategjike, por kjo nismë është kundërshtuar nga opozita si një tentative e qeverisë për të grabitur tokat e bregdetit përmes bizneseve të lidhura me të.

Tags: task forcetoka ne bregdet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.