Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETËR E HAPUR/ Voltana Ademi: Ditmir Bushati, mos u fshih pas pjatave të peshkut në Velipojë apo “Facebook”-ut në Tiranë!

19/03/2018
LETËR E HAPUR/ Voltana Ademi: Ditmir Bushati, mos u fshih pas pjatave të peshkut në Velipojë apo “Facebook”-ut në Tiranë!
Share on FacebookShare on Whatsapp
  1. Ditmir, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Edhe pse mund ta kesh dëgjuar përmes mediave, po të kujtoj se ka më se dy javë që Bashkia e Shkodrës, me votat e banorëve të të cilës ti je zgjedhur edhe deputet, është e përmbytur në një pjesë te madhe të territorit të saj.

Jo si ministër, por si deputet ke pasur detyrimin që të vish të paktën një herë, një orë te vetme, për të parë situatën e këtyre banorëve, edhe në Velipojë. Edhe fotot që ti publikon, duhet ti ketë dërguar dikush. Sepse pavarësisht të gjithave, nuk dua të besoj se ke qenë në Velipojë, qoftë edhe për dreke peshku dhe nuk ke parë nga afër që në Baks i Ri, janë më se 20 ha të përmbytura dhe që niveli i ujit vazhdon të rritet nga ora në orë.

Nuk dua të besoj se ke kaluar nga “Harku i Bërdicës” drejt Velipojës dhe nuk të kanë rënë në sy qindra hektarë nën ujë në Berdicë, Anën e Malit, Dajç. Sepse përmbytjet kanë arritur në mbi 2500 ha dhe mund të shihen nga larg duke të krijuar idenë e një liqeni të mbushur nga uji i shkarkuar nga hidrocentralet.

Nuk kam dëshirë ta besoj se sot ke qenë në Shkodër dhe nuk të ka shtyrë kureshtja të marrësh pjesë në mbledhjen e përditshme të Komisionit të Emergjencave, ku mund të kishe shfrytëzuar praninë e mediave për t’ ia thënë ballë për ballë atë që postove në “Facebook” kryetares së Bashkisë.

Ditmir,

Jam e bindur se si pjesë e qeverisë, as ti nuk mund të bësh përjashtim. Kanë kaluar dy javë që mijëra banorë janë të detyruar të jetojnë në mes të ujit dhe as ty, as ndonjë kolegut tënd në qeveri dhe i zgjedhur me votat e shkodranëve, nuk i ka vajtur as në mendje të vijë në zonat e përmbytura. Për të mos folur për shefin tënd, i cili nuk shpall as gjendjen e emergjencës civile, edhe pse sipas IGJEUM (që nuk është politik) situata do të jetë në përkeqësim të paktën deri me 22 mars.

Nuk është momenti të bëjmë politikë, sidomos me foto të dërguara nga Shkodra dhe të postuara nga Tirana për Velipojën, ku uji vetëm sot është tërhequr pasi kishte mbuluar edhe shëtitoren. Por nuk të vë faj sepse ty Shkodra tu desh vetëm sa për t’i marrë votën, për të vijuar jetën në Tiranë si ministër. Përmbytja nuk ka kursyer as të djathtë e as të majtë sepse ne i takojmë e shërbejmë çdo ditë dhe përpiqemi t’i lehtësojmë peshën e rëndë që u ka rënë prej më se 2 javësh.

Nuk do ta imagjinoja kurrë se edhe një situatë të tillë do ta shfrytëzoje për politikë.

Tags: Ditmir Bushatileter e hapurvoltana ademi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.