Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRA & DETAJE/ Drogë drejt Turqisë, si futi në kurth trafikantët i infiltruari

17/03/2018
EMRA & DETAJE/ Drogë drejt Turqisë, si futi në kurth trafikantët i infiltruari
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një agjent policie i infiltruar ka hedhur në erë planin e disa personave nga Fushë-Kruja për trafikimin e një sasie prej 166 kg kanabis drejt Turqisë. Gjithçka ka ndodhur në janar të vitit 2017, kur agjenti fitoi besimin e tyre për të qenë transportuesi, shoferi i mjetit që lëvizte ngarkesën e drogës.

Ditët e fundit, Prokuroria për Krimet e Rënda ka mbyllur hetimet për këtë rast të dyshuar trafiku, duke dërguar për gjykim katër persona. Ata do të përballen në gjykatë me akuzën e “trafikut të narkotikëve”, mbetur në tentativë.

ABC News zbardh detaje nga dosja hetimore, sipas të cilës prokuroria ka rënë në gjurmët e planit të trafikut drejt Turqisë nga përgjimi i telefonit të Amarildo Mulletit. Në vijim, në bashkëpunim edhe me agjencitë partnere, hetuesit kanë fotografuar takime të tij me një shtetas turk me emrin Davut në Shqipëri dhe Kosovë. Shtetasi turk është larguar dy ditë më pas drejt Stambollit përmes aeroportit të Rinasit. Ndërkaq, nga përgjimet telefonike ka rezultuar se të dyshuarit kërkonin një transportues për rrugën Shqipëri-Turqi.

Në këtë moment në lojë është futur agjenti i infiltruar.

Takimet mes tij dhe të akuzuarve janë përgjuar dhe zhvilluar në sytë e agjentëve të policisë.

I tillë ishte edhe ai i 26 Janarit 2017 në një lokal në segmentin Fushë Krujë – Vorë.

Në këtë kohë dy prej të dyshuarve kanë marrë mjetin e të infiltruarit për ta ngarkuar me lëndën narkotike në fshatin Arramenas të Fushë-Krujës. Ajo që nuk dinin ishte fakti se në mjet kishte transmetues satelitar GPS, si edhe përgjues që regjistroi bisedat mes tyre. Sipas prokurorisë, në këto biseda mes tyre është folur për destinacionin turk të lëndës narkotike.

Pas sjelljes së mjetit të ngarkuar me 166 kg kanabis ka ndërhyrë policia duke arrestuar të dyshuarit. Gjatë kontrolleve të të njëjtit operacion policor të koduar “Koordinimi” në banesat e të dyshuarve dhe personave të tjerë të hetuar të veçuar u bllokua një sasi prej 400 kg lëndë narkotike dhe disa armë automatike.

Tags: drogeinfiltrimtrafikturqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.