Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Flet djali: Ja çfarë më thoshte nusja para se të më helmonte nënën

14/03/2018
VIDEO/ Flet djali: Ja çfarë më thoshte nusja para se të më helmonte nënën

Mariana Cmeta

Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Cmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami.

Ishte nuse për djalë të vetëm Marjana Cmeta dhe me këtë argument e fejuan që 18 vjeçe me mblesëri. Pas një viti Marjana edhe studente për mësuesi, u kthye tek prindërit, atëherë kur në ditën e pestë në shtëpinë e të shoqit vajtohej vjehrra.

Në fakt, ky kthim ishte ndarja përfundimtare, pas dyshimeve të familjarëve të Liries se ajo nuk ishte vetëvrarë. Me Marjanën në burg, e cila i ka lënë të bijën gjashtëmuajshe, i ati s’ka më fjalë.

“Jam mërzitur shumë për vdekjen e saj. Por, unë nuk e dija që kishin këto probleme kështu. Vajza e mori një goditje, nuk ka qenë mirë pas asaj kohe”, thotë Haki Cmeta.

Pas vdekjes së Liries, që rezultoi në fakt se ishte helmuar me fotoksinë në lëng portokalli nga nusja, të dyja familjet, njëra nga Zall-Mneri dhe tjetra nga Priska e ndërprenë miqësinë.

Oltiani, ish-bashkëshorti dhe djali i të ndjerës nuk e ka takuar ende vajzën që lindi nga martesa. Pasi varrosi të ëmën u vu në kërkim të së vërtetës.

“Në fillim është sjellë shumë mirë. Dukeshin sikur duheshin shumë dhe dukej që e kishin sinqerisht. Më pas ndodhi Mariana nuk e donte më. Edhe kur iku mamaja në fshat uk e merrte më në telefon. I thoja unë që pse nuk e merr në telefon dhe nuk më kthente përgjigje. Kjo (Mariana) dyshonte se mos mami im i bën keq asaj. Ka pas thënë shumë herë që ‘magjistarja duhet dënuar’. Mendonte që mamaja ime ishte magjistare dhe e thoshte shpesh që ‘do ta vras magjistaren’”, tregon Oltiani.

Pavarësisht se familja Lami e mësoi të vërtetën nga hoxha, pasi panë një video-rrëfim të regjistruar prej tij, me përjashtim të Oltit asnjëri nuk ju drejtua Prokurorisë.

“Më shumë ishte frika e këtij hoxhës që na pati thënë të mos tregojmë”, deklaroi Oltiani më tej.

Me familjen të shkatërruar dhe të atin në burg për moskallëzim krimi, Oltiani kujton se prindërit e tij u larguan nga Kamza në fshatin Zall-Mner pikërisht për të lënë në qetësi çiftin.

Ditën e ngjarjes, Lirija kishte ardhur të shiste qumësht dhe nuse e vjehrrë janë gjetur vetëm.

“Erdhi Mariana më thirri e më tha; o xhaxh hajde se i ka rënë të fikët mamit! Hyra në shtëpi me vrap tek dhoma e gjumit e Liries e kam gjetur në pozicion të ulur (në dysheme dhe mbështetur tek krevati i fjetjes). I thashë (Marianës) çfarë ka Liria? Më tha, që i ka rënë ajo (mbajtësja) e perdes”, tregon Vehbi Lami, kunati i të ndjerës.

Kjo çështje po hetohet nga Krimet e Rënda dhe përveç nuses vrasëse në burg janë edhe tre burra që nuk kanë kallëzuar krimin, hoxha dhe të afërmit e viktimës që panë videon, por heshtën nga turpi i të tjerëve.

Oltjan Lami, me nenen e tij, viktimen, Lirije Lami
Tags: arrestimhelmimnusjavjehrra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.