Mediat greke kanë bërë publike pamjet nga operacioni për kapjen e gomones me 36 pako kanabis që vinte nga Shqipëria.
Operacioni u zhvillua më 1 mars në Prevezë.
Në pranga për këtë ngarkesë u vu një 43-vjeçar shqiptar. Droga e sekuestruar peshonte 424 kg.








