Me mesazhin “JO shitjes së detit Greqisë” dhe “Në këmbë për Çamërinë”, përfaqësues të shoqërisë civile marshuan paraditen e sotme në qendër të qytetit të Lezhës.
Të pranishëm ishin edhe familjarë të Pëllumb Marnikollës i cili gjeti vdekjen në rrethana të paqarta në komisariatin e policisë në Athinë dy vjet më parë.
Ata mbajtën në duar foto të Pëllumbit dhe kërkuan drejtësi.
Marshimi i tyre vijoi te varri i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndebeu për të betuar për flamur.





