Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Amnesty International nxjerr raportin: Korrupsioni dhe krimi ndalën Shqipërinë

22/02/2018
Amnesty International nxjerr raportin: Korrupsioni dhe krimi ndalën Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Rruga e Shqipërisë për anëtarësimin në BE u pengua nga përparimi i ngadalshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”: ky është një ndër përfundimet për Shqipërinë në raportin vjetor që organizata Amnesty International publikoi sot për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë gjatë 2017.

Sipas raportit “masat për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit u zbatuan pjesërisht”, ndërsa sillet në vëmendje ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nga ana e dy shoqatave të gjyqtarëve për disa nene të ligjit për verifikimin e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilat u hodhën poshtë në fund të vitit nga Gjykata.

Sa i përket “Lirisë së shprehjes” raporti i Amnesty International thekson se “sulme fizike kundër gazetarëve investigativ u kryen nga kriminelët e organizuar, ose pronarët e kompanive private.

Në mars, gazetari Elvi Fundo u rrah në kryeqytet, Tiranë, nga agresorët që besohej se ishin të lidhur me krimin e organizuar. Në qershor, pronari i një stacioni televiziv Erven Hyseni u qëllua për vdekje në Vlorë, së bashku me një zyrtar qeveritar”.

Raporti sjell në vëmendje gjithashtu paditë për shpifje të ngritura nga gjykatësi i Apelit Gjin Gjoni ndaj dy mediave.

“Në korrik gazetarët thanë se procedimet për shpifje nga ana e gjyqtarit Gjoni dhe bashkëshortës së tij Elona Çaushi, kishin për qëllim të trembnin gazetarët hulumtues dhe të inkurajonin vetëcensurimin”.

Lidhur me dhunën ndaj grave dhe vajzave Amnesty International vëren se “raportimet për dhunë në familje janë rritur”, duke përmendur faktin se “deri më 1 qershor, ishin lëshuar 420 urdhra për mbrojtje të menjëhershme”.

Raporti përmend gjithashtu rastin e vrasjes gushtin e kaluar të gjykatëses Fildeze Hafizi e cila u qëllua në makinën e saj nga ish burri i saj, duke kujtuar se ai ishte dënuar më parë për dhunën ndaj bashkëshortes por ishte liruar në fillim të vitit 2017 pas një amnistie të përgjithshme.

Sa i takon të drejtave të homoseksualëve, raporti vëren se “një studim i gushtit ka gjetur diskriminim të gjerë në punësim si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, ndërsa shprehet se “në shkurt dy OJQ paraqitën një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke kërkuar një ndryshim në Kodin e Familjes i cili ndalon të drejtat e bashkëjetesës për çiftet e të njëjtit seks”. Zeri i Amerikes

Tags: amnesty international

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.