Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI/ Astrit Veliaj deputet në Kuvend, KQZ i jep mandatin e Eduard Halimit

19/02/2018
VENDIMI/ Astrit Veliaj deputet në Kuvend, KQZ i jep mandatin e Eduard Halimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Astrit Veliaj kthehet sërish në Kuvend si deputet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot me votë unanime për ti dhënë atij mandatin e Eduard Halimit, i cili dha dorëheqjen me 9 shkurt 2018.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), zhvillon sot mbledhjen e tij të radhës. Pika e parë e rendit të ditës ishte dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike (PD) në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Dy kandidatet gra në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Juvina Jani dhe Monika Qosja, kishin depozituar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjet nga kandidimi duke refuzuar mandatin e deputetit. Në dorëheqjet e depozituara nga Jani dhe Qosja, të dyja kandidatet e motivuan refuzimin për t’u bërë deputete me “motive personale”. Dy zonjat renditeshin në fund të listës së demokratëve për Beratin, qark për të cilin selia blu ka paguar edhe gjobën për mosrespektim të kuotave gjinore. Sipas kësaj, mandati i lënë nga Eduard Halimi duhet t’u shkonte fillimisht dy grave dhe vetëm nëse ato refuzojnë, siç edhe ndodhi, ndiqet renditja e meshkujve, ku i dyti në listë gjendej Astrit Veliaj.

Mbledhja e sotme e KQZ-së – Rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 19. 02. 2018, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

  1. Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
  2. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
  3. Për miratimin e Raportit Vjetor të KQZ-së për vitin 2017, që do ti paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.
  4. Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore të KQZ-së për vitin 2018.
Tags: astrit veliajdeputetkqzvendim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.