Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Policia ndjekje si nëpër filma të kërkuarve për plagosje

19/02/2018
EMRI/ Policia ndjekje si nëpër filma të kërkuarve për plagosje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 27-vjeçar që kërkohej prej së premtes për një plagosje të kryer në Yzberisht të Tiranës, s’i ka ndaluar Policisë, që e kishte në ndjekje nga Kashari deri në afërsi të Fushë – Krujës.

Pasi ka “pastruar” makinën nga objektet e paligjshme dhe ka zbritur bashkëpunëtorin e tij, i riu është arrestuar për 5 vepra penale.

Policia

Bëhet fjalë për Gazmend Osmanin, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje”, “kanosjes”, “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “moskallëzim të krimit” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Megjithëse ishte munduar të fshihte “provat”, sërish kishte harruar në makinë një karikator pistolete me 5 fishekë brenda, aq sa ka mjaftuar për t’u ngritur ndaj tij edhe akuzat e “armëmbajtjes pa leje”.

Policia tha se ka shpallur në kërkim edhe shokun e Osmanit, 24-vjeçarin me iniciale T. Ll., nga Kashari, në bashkëpunim me të cilin ai kishte kryer një plagosje të premten në Yzberisht.

Arrestimi

Policia e Tiranës tha dje se shtetasi Gazmend Osmani ishte shpallur në kërkim më datë 16 shkurt, rreth orës 11:00, pasi në rrugën “Azem Meshi”, në bashkëpunim me shtetasin T. Ll., pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A. D., dhe janë larguar nga vendngjarja.

Në vijim të punës për kapjen e tyre, ditën e shtunë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Kashar, mjetin me targë AA 064 NZ, që drejtohej nga shtetasi Gazmend Osmani.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë venë në ndjekje të këtij mjeti, ku në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës kanë bërë të mundur bllokimin e makinës dhe kapjen e shtetasit Gazmend Osmani, i cili drejtonte mjetin.

Ndërsa shtetasi T. Ll., 24 vjeç, banues në Kashar, që udhëtonte si pasagjer me të, njëkohësisht edhe bashkëpunëtor i ngjarjes së ndodhur të premten, ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

“Gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy maska dhe një karikator arme zjarri pistoletë, me pesë fishekë”, tha zyrtarisht Policia.

Tags: ndjekjeplagosjepolicia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026
Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

04/07/2026
Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

04/07/2026
11 organizata shqiptare në Britani mbështesin protestat në Shqipëri

11 organizata shqiptare në Britani mbështesin protestat në Shqipëri

04/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026
Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

04/07/2026
Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

04/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.