Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZYRTARE/ Marrëveshja Shqipëri-Greqi ende nuk është mbyllur

18/02/2018
DEKLARATA/Asgjë e qartë në fund të bisedimeve shqiptaro-greke
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e jashtme greke ka deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme me Shqipërinë do të publikohet zyrtarisht atëherë kur të jetë finalizuar, fill pasi mediat në Tiranë dhanë detaje të një marrëveshje që pretendohet se tashmë është përfunduar.

Korrespondenti i Ora Neës në Athinë, Robert Goro komunikoi me selinë e diplomacisë greke, për të pyetur nëse ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me negociatat pas takimit që zhvilluan të premten në Sofie ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë.

“Nuk ka asnjë zhvillim përtej deklaratave të fundit që kanë bërë dy ministrat e jashtëm, Kotzias dhe Bushati”, ishte përgjigjja e dhënë nga një burim tepër kompetent, që ndërkaq kërkoi ruajtjen e anonimitetit.

I pyetur mbi zhvillimet rreth marrëveshjes për kufirin detar dhe zonat ekskluzive ekonomike, burimi tha se nuk kishte asnjë koment dhe shtoi se çdo marrëveshje do të publikohet zyrtarisht atëherë kur të jetë finalizuar në mënyrë të plotë.

Para tri ditësh, ministri i jashtëm grek deklaroi në një intervistë televizive se Athina dhe Tirana kanë mbyllur gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vjetësh. Por ai kishte shtuar se shpreson që negociatat të mbërrinin në një përfundim pozitiv. Gjë që tregon se negociatat nuk kanë përfunduar akoma.

Ky konkluzion përforcohet edhe nga fakti se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ende nuk ka kthyer përgjigje ndaj kërkesës së ministrit të jashtëm, për t’i dhënë plotfuqishmërinë e nisjes së negociatave teknike.

Tags: bushatiKOTZIASmarreveshja greqi-shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.