Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vota e Shqipërisë kundër SHBA, Berisha: Ky ordineri riktheu votën e Enverit në OKB

08/02/2018
Rama e Berisha debatojnë në Kuvend
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në Kuvend për votën e qeverisë së Edi Ramës kundër SHBA-së, është shprehur se “kjo qeveri riktheu votën e Enver Hoxhës në OKB”.

Sipas Berishës, “21 dhjetori do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita kur bijtë e etërve mizorë, rikthyen votën e Enver Hoxhës kundër shtetit, kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Kundër vendit që në vitet ’20 shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja e Shqipërisë nga harta e Europës. Për vendin që ndërmori operacionin më të madh të pas luftës së dytë botërore, për të rrëzuar etërit e këtyre. Votuat kundër vendit që ndërmori operacion më të madh për të çliruar Kosovën.

Votuat kundër vendit që ka shfaqur ndjenjat më miqësore ndaj shqiptarëve. Këta mashtrues që duan të mbrojnë aktin e tyre të shëmtuar, gënjejnë çdo ditë shqiptarët. Sapo tha ministri juaj që të gjithë vendet kandidate të BE, votuan për rezolutën. Maqedonia është një vend shumë kohë para nesh kandidat, po çfarë bëri delegacioni i tyre? Braktisi sallën dhe nuk votoi. Kemi të bëjmë me njerëz ordiner si ky këtu, kreu i juaj, që pa u skuqur tha se, nuk na e kërkoi njeri.

Por anëtarja e qeverisë amerikane kërkoi dy herë, bëri dhe një vizitë në përfaqësinë e Kosovës, deklaroi se SHBA po bëjnë përpjekje të mëdha për njohje të reja, por Edi Rama kërkoi të votojë rezolutën, turko-jevenite. E pse? Për të dënuar vendimin e një vendi sovran”, tha ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend.

“Në vitin 2012 kam pasur një telefonatë të gjatë me ministrin e Jashtme të Turqisë.

Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë se Shqipëria nuk do të dalë kurrë kundër SHBA-së. Me një fjalë unë i bëra të qartë që Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë në politikën ndërkombëtare.

Nëse nuk do të ishte SHBA, edhe Lindja e Mesme nuk do të ishte ajo që është sot. Mund të kishte edhe luftë botërore, por është SHBA ajo që i ka frenuar. Nëse SHBA do të sulmojë Korenë e Veriut, Shqipëria duhet të jetë në krah të tyre”, tha ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend.

“Ky, tha Berisha duke iu drejtuar Ramës, filloi të prishte marrëdhëniët me SHBA-në. Ndaj do ta dënoj me forcë këtë akt sikundër Shqipëria duhet të theksojë se faktor i rëndësoshëm paqeje atje është Izraeli. A janë militantët islamikë, rrezik botëror për paqen? Ata janë armiqtë më të egër të islamit.”

Teksa Berisha ka vazhduar fjalë, deputetët e mazhorancës nga salla i janë drejtuar me fjalë me nëntekst për Turqinë. Por, Berisha, ua ka kthyer direkt nga foltorja: “Shko bëhu synet ti atje se unë….Unë jam Sali Berisha. Shkoni bëhuni synet atje. Sepse unë i kam publike qëllimet e mia…”, u shpreh ish-Kryeministri.

 

Tags: Kunderokbsali berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.