Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO/ Avokati përsërit premtimin që i bëri Ardian Fullanit: Do gris licencën nëse nuk e nxjerr të pafajshëm Andi Tomën

06/02/2018
Avokati tregon arrestimin e Andi Tomës: Policia terror në shtëpi, 20 efektivë i tmerruan 2 vajzat e sëmura

Neshat Fana

Share on FacebookShare on Whatsapp

Avokati i Andi Tomës deklaron se nëse nuk e nxjerr të pafajshëm ish-drejtorin e Përgjithshëm të ARRSH do grisë licencën e avokatit. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Fana tha se janë një sërë kundërprovash që vërtetojnë se Andi Toma nuk duhet të ishte vënë në akuzë. “Unë do gris licencën e avokatit nëse nuk arrij ta nxjerr të pafajshëm”, premtoi Neshat Fana live në emision.

Avokati Neshat Fana kujtoi që të njëjtin pretim kishte bërë edhe në rastin e arrestimit të Guvernatorit të BSH, Ardian Fullani, dhe për të mori pafajësinë. Fana është një jurist me shumë përvojë dhe që ka mbajtur shumë detyra në drejtësi si prokuror dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke hetuar dhe mbrojtur shumë dosje nga më të rëndësishme që pas vitit 1990 e deri më sot në Shqipëri.  Fana akuzoi edhe gjykatësen dhe prokuroren e çështjes, që sipas tij janë treguar jo vetëm të paaftë, por edhe kanë manipuluar procedurat e kësaj dosjeje.

“Gjykatësja Idush Maliqi ka bërë shkelje në mënyrë flagrante të hapura të procedurave duke marrë copy-paste kërkesën e Prokurorisë, dhe duke e vendosur si vendim”, tha ai. Avokati Fana bëri edhe një “mea culpa” për kohën kur ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për faktin që nuk i kanë dhënë masë disiplinore Maliqit për shumë shkelje që janë vërejtur në punën e saj.

Andi Toma është arrestuar bashkë me pasardhësin e tij në detyrë Dashamir Xhika, si i akuzuar nga prokuroria e Elbasanit për shpërdorimin e fondeve në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar, kur ai ishte Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH nga viti 2008 deri në vitin 2013. Sipas një tenderi të zhvilluar në atë kohë, kompania “Arifaj SHPK” në masën 90 për qind dhe “Vëllazëria Hysa SHPK” në masën 10 për qind në vlerën e zbatimit të punimeve 416.420.344 lekë me TVSH. Sipas prokurorisë Toma është përgjegjës sepse jo vetëm që rruga edhe sot nuk ka mbaruar ende, por në punimet e kryera ka pasur rrëshqitje dherash dhe dëmtime të rënda…

Andi Toma
Tags: Andi TOmaAvokatLICENSENeshat Fanapremtim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.