Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DINAMIKA & MOTIVET/ Vrasësi grek i Devi Aksmit, hyri si klandestin në Shqipëri

03/02/2018
FOTO & VIDEO/ Ja kush është vrasësi grek me pagesë i Devi Kasmit, ish-efektiv i forcave speciale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vrasja e Devi Kasmit pak ditë më parë, në prag të një banese të dytë të përdorur prej tij si bazë e fshehtë dhe ku policia gjeti rreth 3 kg kokainë, dërgoi hetuesit drejt një grupi që dyshohet se kryente krime me porosi, madje edhe me vrasës të huaj.

Policia dhe Prokuroria thonë për Top Channel se ekzekutimi i Devi Kasmit mund të ketë ndodhur ose për përplasje të grupeve të drogës ose për të marrë hak për një krim të 2011 në Tiranë. Dhe Aurel Hoxhallari dyshohet si personi që ka organizuar këtë krim duke aktivizuar ish-policin grek Eftimiu, që ka hyrë në mënyrë klandestine në Shqipëri, pasi nuk është i regjistruar në asnjë pikë kufitare.

Përveç arsenalit të armëve të gjetur në banesën e vëllezërve Hoxhallari, policia beson që ka gjetur armën e krimit, një pistoletë “Glok” dhe veshjen që përdori vrasësi natën që qëlloi viktimën. Ndërsa hetuesit shpresojnë të bindin njërin nga pesë të arrestuarit, që të pranojë statusin e bashkëpunëtorit me drejtësinë.

Por Prokuroria pretendon se ka prova që vërtetojnë implikimin e grupit. Ish-polici grek besohet se është njeriu që po e priste Devi Kasmin pranë banesës së dytë që pak veta e dinin dhe e ka qëlluar. Besohet se pak metra më tej, ai është larguar nga vendngjarja nga i dyshuari Elton Hoxhallari me një furgon. Por ndërkohë, prokurorët besojnë se një tjetër anëtar i grupit, për të humbur gjurmët dhe për të çorientuar policinë është larguar me motor.

Pas hetimeve në kohë rekord dhe sekuestrimit të dhjetëra kamerave të sigurisë, i gjithë grupi, me përjashtim të Aurel Hoxhallarit, u kapen së bashku në një makinë.

Vendi i vrasjes se Devi Kasmit
Tags: devi kasmiEfthymiou Efthymiousvrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.