Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Enver Hoxha do te vritej ne vitin 1944. Anglezja tregon kush e shpetoi

28/01/2018
Rama kthen familjen Hoxha te vila e diktatorit në Bllok
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fundi i luftës antifashiste nacionalçlirimtare në Shqipëri është shoqëruar me një betejë të fortë politike në prapaskenë për pushtetin e pas luftës, midis partizanëve komunistë në njërin krah, dhe midis ballistëve dhe zogistëve në krahun tjetër.

Përmet, 24 maj 1944. Nga e majta në të djathtë: Mustafa Gjinishi, Spiro Moisiu,Omer Nishani, Enver Hoxha, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Sejfulla Malëshova, Hysni Kapo, Liri Gega dhe Ramadan Çitaku.

Por edhe aleatët dhe fqinjët ishin të shqetësuar se kush do ta sundonte Shqipërinë më pas.

Në një intervistë të gazetarit Xhevdet Shehu me historianen angleze Miranda Vickers botuar në DITA citohen disa dokumente të pabotuar më parë mbi atë periudhë.

“Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944 u mblodh sipas modelit të AVNOJ-it, Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë. Konferenca e Pezës sa i skicoi themelet e pushtetit të ri; Konferenca e Labinotit autorizoi dhe e qendërsoi këtë pushtet, Kongresi i Përmetit hodhi bazat kushtetuese të shtetit shqiptar të pasluftës – thotë Vickers

Historiania thotë se ka pasur një komplot për eliminimin e Enver Hoxhës para se të mbaronte lufta.

“…Ka ekzistuar dhe unë kam dokumente për këtë. Që nga 1944 trysnia e jugosllavëve mbi LNÇ-në u shtua në mënyrë të konsiderueshme. Nga fundi i gushtit, jugosllavët caktuan një shef të ri të misionit të tyre ushtarak pranë shtabit të Hoxhës, kolonel Velimir Stojniçin. Miladin Popoviçi (i cili më vonë do të vdiste parakohe në mënyrë të dyshimtë) ishte tërhequr, pasi ishte konsideruar si tepër miqësor me Hoxhën…”

Ajo shton se udhëzimet e Titos ishin që Shqipëria të bashkohej me Jugosllavinë.

“…Velimir Stojniçi veproi sipas udhëzimeve të Titos, duke argumentuar se Shqipëria ishte mjaft e vogël dhe e dobët për të mbetur e pavarur pas luftës. Ndaj, sipas tij, e ardhmja e Shqipërisë do të ishte më e sigurt të bashkohej me Jugosllavinë, duke u bërë republikë e shtatë e saj. Ndihmësi kryesor i Stojniçit, Nijaz Dizdareviçi, u soll jo vetëm si një udhëheqës organizativ ndaj PKSH-së, por ndërsa lufta po shkonte drejt fundit të saj, edhe po punonte për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi. Hoxha dha shenja se nuk e duronte qëndrimin arrogant të jugosllavëve…”

Në vjeshtë të vitit 1944 jugosllavët për pak ia dolën që tia merrnin pushtetin Hoxhës. Bëhet fjalë për plenumin e PKSH-së në Berat. Vickers tregon:

“… Në nëntor 1944, pak javë para tërheqjes së përgjithshme të gjermanëve nga Shqipëria, Komiteti Qendror i PKSH mbajti një plenum në Berat. Mbledhja e Beratit përkoi me sesionin e dytë të AVNOJ-it që mbahej në qytetin boshnjak të Jajcës, i cili krijoi Komitetin Kombëtar Jugosllav. Në plenumin e Beratit, përfaqësuesi jugosllav, kolonel Velimir Stojniçi, i mbështetur nga Koçi Xoxe dhe të tjerë, kritikoi udhëheqjen e Hoxhës dhe bënë një përpjekje serioze për ta hequr Hoxhën.

Pas një autokritike të mjerë, Hoxha u lejua të mbetej udhëheqës formal i partisë, por pushteti real iu ngarkua Xoxes. Megjithëse Hoxha u ndje i tradhtuar, në atë kohë ai nuk ishte i vetëdijshëm për komplotin e organizuar kundër tij. Ndihmësi i Stojniçit, Dizdareviçi këtu ka shkruar: Para Plenumit të Beratit, Nako Spiru dhe një grup donin ta eliminonin Hoxhën, por misioni ynë e kundërshtoi këtë mendim dhe arriti ta mbronte atë. Ne e shpëtuam, por nuk duhet të mburremi tani për këtë veprim…” – citon Vickers në Dita dokumentet arkivore që posedon.dita

Tags: enver hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.