Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Britani, dy shqiptarë përdoreshin si skllevër për kultivim kanabisi

27/01/2018
Britani, dy shqiptarë përdoreshin si skllevër për kultivim kanabisi

POLICE RAID ON GANGS AND DRUGS OFFENCES IN HACKNEY THIS MORNING. HEROIN AND A HAND GUN FOUND IN A FLAT RAIDED IN HACKNEY PICTURE JEREMY SELWYN 03/08/2011

Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqiptarët përfundojnë shpesh në kronikat e mediave të huaja për trafikim dhe mbjellje të kanabisit. Por historia e dy të rinjve shqiptarë në Britaninë e Madhe ka tërhequr jo pak vëmendje. Dy djemtë, 22 dhe 23 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur u liruan nga policia e Birminghamit pasi mbaheshin skllevër në një laborator të mbyllur, që shërbente për mbjelljen e kanabisit përmes llambave.

Fillimisht u mendua se ata ishin kultivuesit e lëndës narkotike, por pas shoqërimit në polici, ata u shpjeguan agjentëve britanikë se janë thjesht viktima, pasi mbaheshin të mbyllur me forcë brenda në laborator. Megjithatë policia nuk përjashton asnjë pistë, edhe atë të përfshirjes së shqiptarëve në trafik droge.

Autoritetet britanike janë vënë në ndjekje të pronarit të laboratorit të drogës, i cili përveç trafikimit të lëndëve narkotike akuzohet edhe për sekuestrimin e dy të rinjve shqiptarë. Policia britanike njoftoi se në magazinën që shërbente si vend-kultivimi i drogës u sekuestruan rreth 400 bimë kanabis, vlera e të cilave arrinte në qindra mijëra Stërlina.

Tags: britanikanabiskultivimshqiptareskllever

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.