Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Monika Kryemadhi apel të rinjve: Energjia juaj do ta ndalojë Edi Ramën

23/01/2018
Monika Kryemadhi apel të rinjve: Energjia juaj do ta ndalojë Edi Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte e pranishme në Konventën Kombëtare Studentore të LRI-së. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi, tha se të rinjtë janë e ardhmja e vendit, por jo për kryeministrin Rama. Sipas saj kryeministri Rama ka një plan biznesi, ku kërkon të largojë të rinjtë nga vendi. Ndërsa shtoi se ka ardhur momenti që të rinjtë shqiptarë të marrin në dorë fatet e vendit dhe të mos dorëzohen para kërcënimeve.

“Ti shërbesh vendin tënd duhet të jesh i ditur, duhet të duash shkollën dhe librin. Duhet të punosh shumë për të pasur universitete të forta. Ju falënderoj që keni pranuar të bashkëbisedoni me ne. Takimi me ju e kemi sepse ndiejmë një problem shumë të madh. Po ndiejmë një rrezik për të ardhmen e Shqipërisë, po largohen qytetarët. Po shkatërrohen ëndrrat e rinisë shqiptare. Çdo ditë e më shumë, kur takoj njerëz,kudo që ata ndodhen,kupton se Edi Rama ka një plan biznesi për të larguar rininë shqiptare. Kjo është një thirrje e rëndë për ne.

Ky duhet të jetë vendi i të rinjve dhe të rejave shqiptare. Do të keni sfida të mëdha përballë, do ju kërcënojnë juve dhe prindërit. Do të kërkojnë tu blejnë, por kurrë mos e shisni të ardhmen tuaj për një të ardhme të pasigurt, që as vetë Edi Rama nuk e di si e ka. Do ju lutesha si një nënë, ndërtojeni të ardhmen tuaj duke dashur vendin tuaj dhe duke valëvitur flamurin tonë kombëtar, i cili është më i bukuri në botë.

Mos ndaloni sepse vetëm forca dhe energjia juaj do ta ndalojë këtë njeri i cili çdo ditë e më shumë e urren Shqipërinë dhe po e copëton atë pjesë-pjesë. Vetëm të rinjtë çdo ditë e më shumë do të rrisni shpresën tek prindërit tuaj. JU e ndjeni më shumë se kushdo tjetër mungesën e respektit të shtetit ndaj qytetarëve. Mos protestoni për flamujtë politikë, protestoni për të ardhmen tuaj, për një Shqipëri që e ëndërroni dhe e dëshironi’, u shpreh Kryemadhi.

Tags: LRImonika kryemadhiopozitaprotesta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.