Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VITI 2017/ Droga nga Shqipëria, Greqia bën bilancin, 9.3 tonë hashash të sekuestruara

22/01/2018
FOTO/ Greqi, shqiptari kapet për herë të dytë në Janinë me 14 kg kanabis

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Autoritet policore greke të rajonit të Epirit, zona kufitare me Shqipërinë, njoftuan se gjatë vitit 2017 kanë sekuestruar më shumë se 9 tonë kanabis. Autoritet greke e konsiderojnë këtë sasi një ndër më të mëdhatë e sekuestruara për rajon në Europë. Policia greke thotë se viti 2017 ka qenë mjaft i ngarkuar për nga intensiteti i aksioneve për bllokimin e kanabisit. Sasitë e bllokuara ndër vite kanë ardhur duke u shtuar. Në vitin 2015, në zonën e Epirit u ndaluan rreth 600 kg kanabis; në vitin 2016 u sekuestruan 3.5 tonë dhe në 2017-n plot 9.3 tonë.

Për parandalimin e kalimit të ngarkesave nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek u morën masa paraprake me shtimin e patrullave në zonën kufitare, pas informacioneve të marra në rrugë operative lidhur me sipërfaqet e mëdha të mbjella në Shqipëri.

Sipas policisë greke, sasitë më të mëdha u sekuestruan në muajt shkurt, mars dhe qershor, ku sasia mujore e kalonte një ton, ndërsa në muajt e tjerë sasia e sekuestruar varionte rreth 500 – 700 kg. Kryesisht sasitë e drogës kalohen me kafshë nëpërmjet kufijve, e pasi magazinoheshin në pika të caktuara, ngarkoheshin në vetura dhe furgonë dhe në vazhdim dërgoheshin në kryeqytetin e vendit, Athinë. Më shumë se 150 vetë, shumica shqiptarë, janë ndaluar gjatë aksioneve për bllokimin e lëndës narkotike, ndërsa veç kanabisit, në rrjetën e policisë ranë edhe 4 kg heroinë si dhe sasi kokaine, vaji kanabisi, armë dhe dhjetëra automjete dhe furgonë të përdorur nga trafikantët. Ndërkohë që autoritetet greke thonë se kjo sasi është vetëm një pjesë e asaj që u sekuestrua në të gjithë Greqinë.

Tags: bilancidrogegreqishqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.