Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bora krijon probleme në juglindje, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike

18/01/2018
MOTI/ “Shtyhet” një ditë ngritja e temperaturave, nesër reshje bore edhe në jug të vendit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reshjet e borë të rëna gjatë natës por edhe ngricat kanë krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve në disa rrugë që lidhin Korçën me zona të tjera. Akset nacionale janë të gjitha të kalueshme, por në disa segmente këshillohet përdorimi i zinxhirë.

Vështirësi në qarkullimin e makinave për shkak të ngricave ka në aksin Korçë-Kapshticë, Korçë-Liqenas dhe Korçë-Dogana e Goricës. Akset turistike Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë janë të qarkullueshme vetëm me zinxhirë. Në Qafën e Qarrit, trashësia e borës arrin deri 7 cm. Në akset e tjera nacionale deri në 5 cm. Në Dardhë 20 cm dhe në Voskopojë 10 cm.

Po ashtu, reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë mbuluar fshatrat malore të Librazhdit Gramshit dhe Elbasanit. Mësohet se trashësia e dëborës shkon nga 5-10 cm, ndërkohë që disa segmente të rrugëve rurale paraqesin vështirësi për momentin edhe pse reshjet janë ndërprerë dhe moti është i kthjellët.

Situata më problematike raportohet në aksin Lunik-Stebleve në Bashkinë Librazhd pasi në Zgosht ka pasur rrëshqitje të tokës. Ndërkohë, pas përkeqësimit të motit, që u shoqërua me stuhi, pati probleme në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të rrethit të Librazhdit.

Kështu, problematike u paraqit situata në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit. Fshatrat Vehçan, Çerçan, Xhyrë, Buzgarë dhe Kokrevë mbeten pa energji prej mëngjesit të së mërkurës. Energjia sipas banorëve është rikthyer vetëm 30 minuta në mesditën e djeshme. Mungesa e investimeve në rrjetin shpërndarës në këtë zonë sipas banorëve shoqërohet me stakimin e energjisë në çdo kohë kur përkeqësohet moti. Sakaq, aksi kombëtar Përrenjas-Qafe Thanë është i kalueshëm, ndërkohë që trashësia e dëborës arriti 5 cm.

Tags: boraenergjia elektrikeproblemerruge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.