Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKEMA/ Si u vra Oliver Ivanoviç brenda 3 minutave

17/01/2018
DETAJE & FOTO/ Vrasja e liderit serb në Mitrovicë, Prokuroria dhe Policia: Ja si u sulmua dhe cfarë gjetëm në vendin e ngjarjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në lidhje me vrasjen e liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, kanë dalë informacione zyrtare dhe jo zyrtare qoftë në mediat e Kosovës, por edhe në ato të Serbisë.  Në bazë të informacioneve të marra, gazeta “Blic” në Serbi ka rindërtuar edhe njëherë skenën e krimit ku mbeti i vrarë politikani serb në Kosovë.

Deri tani ekzistojnë dy teza për vrasjen e Ivanoviç.  Gazeta “Blic” thotë se sipas teorisë së parë vrasësit ishin duke pritur në rrugë përpara hyrjes së selisë së partisë që Oliver Ivanoviç drejtonte. Thuhet se autorët kanë qëlluar në drejtim të politikanit fillimisht nga larg, duke e rrëzuar atë në tokë. Më pas atë i janë afruar trupit të tij dhe e kanë qëlluar përsëri një ose dy herë. Pas krimit autorët janë larguar me automjet në drejtim të paditur. Sipas mjekut në trupin e Ivanoviç u gjetën pesë plumba.

Sipas një teorie tjetër, vrasësit e liderit serb të Kosovës ishin duke pritur në makinë dhe që prej aty qëlluan në drejtim të Oliver Ivanoviç. Kjo hipotezë është ngritur mbi bazën e të dhënave të prokurorit të Kosovës, i cili tha për mediat e Kosovës se ai u qëllua nga një automjet në lëvizje.

Sipas deklaratave të avokatit të Ivanovic, kreu i SDP u godit nga prapa të paktën pesë herë dhe po sipas avokatit ai kishte vdekur në vend. Bazuar në informacionet e marrë nga policia, por edhe nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes nuk janë dëgjuar të shtëna. Disa informacione të tjera, ende të pakonfirmuara thonë se autori ishte i maskuar, i veshur me një kapuç të zi dhe me xhaketë të zezë.

Gazeta “Blic” shkruan se i gjithë krimi u krye brenda 3 minutave. Ekipet mjekësore thonë se ai u paraqit në spital në orën 08:18 minuta, ndërkohë që vrasja ndodhi në 08:15 dhe sipas mjekëve ai vdiq në orën 09:15. Ndërkohë, pas krimit policia gjeti afër vendit të ngjarjes një automjet “Opel” që dyshohet se i përket autorit/ve të  vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Tags: mitroviceOliver Ivanovicvrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.