Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ky është plani i Edi Ramës për të kapur Prokurorinë Speciale

17/01/2018
Ky është plani i Edi Ramës për të kapur Prokurorinë Speciale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Kryesinë e Kuvendit u hapën procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organi që do të zgjedhë më pas Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Në prag të protestës së 27 Janarit, deputetët e opozitës nuk e bojkotuan mbledhjen e Komisionin e Ligjeve. Ata u paraqitën për të denoncuar planin që sipas tyre ka mazhoranca, për të kapur organin e akuzës.

Deputeti Oerd Bylykbashi tha se qëllimi final i të gjitha procedurave është kontrolli i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion apo ajo që njihet ndryshe si Prokuroria Speciale. Sipas Bylykbashit, Arta Marku u zgjodh në detyrë, sepse mazhoranca do të diktojë emërimet e prokurorëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Pas kësaj do të paracaktohet renditjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm kur ata të votohen në Kuvend. Sipas Kushtetutës, nëse parlamenti nuk arrin konsensusin e 84 votave për një Prokuror të Përgjithshëm, atëherë zgjidhet automatikisht, emri i parë i renditur në listë.

Por as Prokurori i Përgjithshëm nuk është synimi final i mazhorancës, thonë demokratët. Me anë të Prokurorit të Përgjithshëm synohet të kontrollohen emërimet në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, ose Prokuroria Speciale që ka kompetencat të hetojë zyrtarët e lartë duke nisur nga presidenti, kryeministri, deputetët, kryetarët e bashive, gjykatësit etj.

Opozita thotë se nuk i druhet drejtësisë. Shqetësimi zyrtar është mbyllja e dosjeve të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit etj. Çështja është se Prokuroria Speciale nuk do të hetojë vetëm zyrtarët e lartë në detyrë të dyshuar për korrupsion, por edhe ish kolegët e tyre, që tashmë janë në radhët e opozitës.

Tags: Debatkomisioni ligjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.