Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HARTA/ Amerikanët ne “i kemi xhan”, po ata si na konsiderojnë ne

17/01/2018
HARTA/ Amerikanët ne “i kemi xhan”, po ata si na konsiderojnë ne
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqiptarët konsiderohen si “miq” nga shtetasit amerikanë. Sipas një sondazhi të bërë publik së fundmi, Shqipëria listohet në grupin e shteteve që amerikanët i konsiderojnë “miqësorë” dhe miq. Sipas të dhënave të ofruara nga sondazhi për Shqipërinë, 5% e amerikanëve mendojnë për shqiptarët si armiq, 11% si jomiqësor, 32% kanë mendimin se shqiptarët janë miqësorë, rreth 3% i konsiderojnë aleatë shqiptarët, ndërsa përqindja e tyre që nuk janë të sigurt, përbën shumicën. 48% e amerikanëve, pra rreth gjysma e tyre nuk janë të sigurt se në çfarë statusi t’i kategorizojnë shqiptarët: miq apo armiq.

Sa u përket gjykimeve për rajonin, për Serbinë, dilema “miq apo jo miqësorë” ka qenë më e madhe, duke qenë se përqindjet e tyre janë të përafërta; shqiptarët e Kosovës konsiderohen miq, megjithatë edhe për ta, përqindja e personave jo të sigurt është e lartë. Bosnjë-Hercegovina sërish konsiderohen miqësorë, Kroacia po ashtu. Në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, përqindja e amerikanëve të pasigurt për statusin që i japin popullsive të këtyre dy shteteve, kalon gjysmën e të anketuarve, 60%.

Sipas të dhënave të tjera, shtetet e konsideruara ‘armike” janë Koreja e Veriut, Irani dhe Siria. Ndërsa shtetet me 0 % si armiq janë Madagaskari, Australia dhe Paraguaji.

Faqja YouGov i ka kërkuar 7.150 të rriturve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pyetjen:
 “A i konsideroni vendet e listuara më poshtë si miq apo armiq të Shteteve të Bashkuara?”

Secilit të anketuar iu mor në konsideratë përgjigjja sipas një përzgjedhje të rastësishme të 15 nga 144 shtete. Opsionet e përgjigjes ishin “Aleatë”, “Miq”, “Jo Miq”, “Armiq” ose “Nuk jam i sigurt” për çdo vend të listuar. Përzgjedhja e 144 vendeve ishte joshkencore, por mostra përbën shumicën e vendeve jo-ishullore në secilin kontinent (me përjashtim të Antarktidës) dhe shumicën dërrmuese të popullsisë së botës. Disa shtete të përfshira kanë statuse të diskutueshme, të tilla si Shteti i Palestinës apo edhe Kosova, citohet në raportin që shoqëron sondazhin, por duke pasur parasysh historitë e tyre të veçanta kundrejt SHBA-së, ato janë trajtuar si të dallueshme.

Tags: amerikanetshqiptaretsondazh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.