Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Merr zjarr televizioni publik me kandidimin e Finos, Armando Duka tallet me tvsh

14/01/2018
Duka: De Biazi do drejtojë kombëtaren edhe për dy vite të tjera
Share on FacebookShare on Whatsapp

Televizioni publik është rreshtuar qartë me deputetin e PS-së, Bashkim Fino në garën për kreun e FSHF-së. I ftuar dy ditë më parë në rubrikën sportive të këtij televizoni ai përshkruhet me nota triumfuese nga televizoni. Kjo ka bërë përshtypje edhe tek kandidati rival Armando Duke i cili tha sot në news 24 se telelvizioni publik e përshkrunet plot triumf Finon.

“Dëgjova televizionin publik që trumbetonte sikur do ndante çmimin “Oskar” që Fino do të shpallte kandidaturën. Nuk kam menduar të tërhiqem nga kandidimi për kreun e FSHF. Në këto vite kemi bërë shumë si FSHF. Ekipi ka punuar mirë dhe ka bërë shumë ndryshime”, tha Duka.

Në fakt të dy janë njësoj për nga profili në krye të FSHF-së. As njëri as tjetri nuk shikojnë shumë nga cilësia dhe ecja e futbollit, aq sa kemi parë Dukën dhe aq sa e njohim Finon nga postet qeveritare që ka mbajtur. Nga të dy është kapje e këtij institucioni. Por përshkrimi spektakolar i kandidimit të Finos nga RTSH të lë një shije të keqe.

Ja si shkruhet në faqen zyrtare të këtij televizoni që e paguajnë njësoj edhe ata që pëlqejnë Finon , edhe ata që pëlqejnë Dukën , edhe ata që nuk duan asnjërin dhe jane me te shumtit.

“Zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë zjarr menjëherë me prezantimin e kandidaturës së ish kryeministrit dhe politikanit të njohur socialist Bashkim Fino mbrëmjen e së enjtes në “Rubriken Sportive” në RTSH, emisioni më i vjetër sportiv televiziv në Shqipëri.

Ish-kryeministri përbën natyrisht një rival të fortë për presidentin aktual të FSHF Armand Duka, i cili ka vendosur të rikandodojë për një mandat të pestë.

Përpara se të shpaloste programin e tij për të ardhmen e futbollit shqiptar, zoti Fino ka sqaruar një çështje që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Që prej 20 vjetësh anëtar i parlamentit shqiptar, zoti Fino ka bërë të ditur se asnjë ligj nuk e detyron të heqë dorë nga mandati i deputetit, për të kandiduar për kreun e FSHF-së.

Me një elegancë prej politikani, zoti Fino ka zgjedhur të mos sulmojë kundërshtarin e tij, por të përqëndrohet vetëm në programin e tij. Mënyra më e mirë sipas tij për ta bërë sistemin e futbollit shqiptar të funksionojë, është decentralizimi. Ndërkaq propozimi i parë, nëse fiton zgjedhjet, do të jetë kufizimi i mandateve.

Në vëmendjen e Bashkim Finos, kandidat për president i FSHF-së janë edhe shoqatat e paregjistruara nga Gjykata, një situatë e cila ka vënë në alarm stafin e kandidatin për president. Nga 12 shoqata, vetëm njëra është konform rregullave, 8 janë vërtetuar të paregjistruara, ndërsa për 3 të tjerat po bëhen verifikimet. Zoti Fino ka qenë i ashpër në këtë pikë, duke paralajmeruar se kush tenton të manipulojë zgjedhjet do të përballet me drejtësinë.

Kandidati për president i FSHF-së ka përcaktuar gjithashtu edhe prioritetet e punës së tij. Një premtim i bujshëm ka qenë jo vetëm ndërtimi i fushave stërvitore për çdo skuadër, por edhe ndërtimi i 5 stadiumeve të mëdha në 8 vjet”.

Tags: dukafinofshftvsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.