Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Shpërthimi në Shkodër, ja çfarë kanë zbuluar ekspertë nga Tirana nga pamjet e kamerave të sigurisë

14/01/2018
VIDEO/ Shkoder, drejtori i policise e degjoi shperthimin ndersa mbante fjalim, ja si reagoi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për të hetuar atentatin me eksploziv në Shkodër, ekspertë kriminalistë nga Tirana janë vendosur në Shkodër. Ekspertët po kontrollojnë pamjet filmike të momentit kur është lënë motori me tritol në lagjen Rus në Shkodër, por edhe kur sasia prej 400 gr tritol shpërtheu. Burime nga grupi hetimor thanë se ka disa prova për autorët që kanë vendosur tritolin dhe më pas kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të tij.

Nga kamerat e sigurisë dallohet një person që mbulon fytyrën, i cili ka lënë motorin dhe është larguar. Gjithashtu po kontrollohen çdo kamer sigurie për të zbuluar personin që ka ruajtur Lulzim Kullën dhe më pas ka bërë shpërthimin e bombës, ku mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë.

Report TV ka shkuar një ditë pas ngjarjes në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Në zonë ka ende pasoja të shpërthimit me tritol, ndërkohë që dallohen disa kamera sigurie të dëmtuara nga shpërthimi. Banorët dhe tregtarët refuzojnë të flasin, pasi i tremben atij që njihet si i “Forti” i Shkodrës, Lul Kullës. Më shumë se 20 persona u shoqëruan në Policinë e Shkodrës në rolin e dëshmitarit, por ata janë lënë të gjithë të lirë. Sot policia e Shkodrës nuk ka asnjë të ndaluar si të dyshuar për atentatin, i cili ngjante me një akt terrorist për nga mënyra se si u kryje, pasi u rrezikua jeta e dhjetëra kalimtarëve të rastit, përveç Lul Kullës që ishte objektivi.

Ndërkohë burime nga Spitali i Traumës thanë se Lulzim Kulla, Ditmir Myftia dhe Gentjan Suça, të cilët kanë qenë në gjendje të rënë për jetën, ditën e diel kanë dalë nga reanimacioni. Të plagosurit të Trauma janë jashtë rrezikut për jetën, por Lul Kulla ka marrë dëmtime të shumta në këmbë dhe trup. Gjithashtu, edhe 5 të plagosurit që ndodhen në spitalin e Shkodrës Arjola Gjonaj, Pjetër Arra, Pjeter Daka dhe Gardosileviç Roikq, janë jashtë rrezikut për jetën.

Tags: lulzim kullashkodershperthimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.