Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Ksamil, tmerri brenda vilës, si u terrorizua nga maskat studenti i anglishtes

14/01/2018
DETAJE/ Ksamil, tmerri brenda vilës, si u terrorizua nga maskat studenti i anglishtes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në katin e dytë të vilës mund të shihje qartë shenjat e përleshjes. Në dhomën e gjumit kishte njolla gjaku, portofoli bashkë me një kartë identiteti ishin të hedhura përtokë, pasi autorët kishin mundur të merrnin gjithë të hollat. Skena ka lidhje me grabitjen e dy ditëve më parë në Ksamil të Sarandës, kur 23-vjeçari Petro Lula u zu në befasi brenda vilës katër katëshe pranë plazhit “Pema e Thatë”, pronë e familjes së tij, e cila prej shumë vitesh punon e jeton në Greqi.

Lula ndodhej i vetëm në banesën 4-katëshe të familjes së tij, kur tre persona të maskuar hynë nga dera e pasme e vilës. Studenti i Anglishtes është zgjuar nga gjumi në momentin që ka dëgjuar lëvizje të dyshimta dhe ka nisur të kontrollojë shtëpinë. Mësohet se autorët i ka pikasur në shkallët e katin e dytë të vilës. I zënë në befasi, nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për vetëmbrojtje pasi është rrahur keqas e goditur me hekurin e pistoletës që mbante një prej grabitësve deri në gjakosje.

Më pas, tre autorët e kanë lidhur 23-vjeçarin Lula duke bastisur ç’të mundnin prej saj. Në fund, kur kanë dalë në oborrin e vilës, kanë marrë çelësat e saj si dhe makinën tip “Benz”, me targa AA 322 DP. I riu nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për t’i ndaluar, pasi ka mundur të lirohet disa orë pasi autorët ishin larguar. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka shoqëruar 10 persona deri tani.

Tags: grabitjaksamilPetro Lula

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.