Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Meta takohet me Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović

12/01/2018
Presidenti Meta takohet me Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitarović, në Zagreb. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fortë që Presidentja Grabar-Kitarović dhe Kroacia i kanë dhënë Shqipërisë veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Duke iu referuar lidhjeve të forta historike dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe vizionit të përbashkët euroatlantik, Presidenti Meta theksoi se, ka ardhur koha që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelin e Partneritetit Strategjik. Presidenti Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptar, që jeton në Kroaci si urë lidhëse në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Të dy Presidentët ranë dakord që, në kuadrin e vitit të Skënderbeut, të zhvillojnë një vizitë të përbashkët tek komuniteti 300-vjeçar i Arbanasve të Zarës. Të dy Presidentët theksuan domosdoshmërinë e vijimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësuan rolin shumë të rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim Procesi i Brdo-Brijunit.

Presidenti Meta shprehu besimin në mbështetjen e Kroacisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE, mbështetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe inkurajuese për vijimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme.

Është jetike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor një agjendë gjithëpërfshirëse dhe afate konkrete anëtarësimi në BE – nënvizoi Presidenti Meta. Presidentët Meta dhe Kitarović ranë dakord që vizita shtetërore e Presidentes kroate në Shqipëri të zhvillohet në muajt në vijim.

Tags: Ilir Metapresidentja kroate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.