Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Denoncimin për 10 foshnja të vdekura në maternitet e pranon dhe mjeku, ja shpjegimi i tij…

12/01/2018
Denoncimin për 10 foshnja të vdekura në maternitet e pranon dhe mjeku, ja shpjegimi i tij…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti demokrat Bardh Spahia denoncoi pasditen e djeshme një fenomen shumë shqetësues dhe të frikshëm në rrjetin social Facebook. Ai shkruante se 10 foshnje kishin vdekur ditët e fundit në maternitetin ‘Koço Glozheni’ për shkak të mungesës së inkubatorëve.

Spahia fajësonte Ministrinë e Shëndetësisë për situatën e rëndë. Ndërkohë mëngjesin e sotëm një përgjigje në drejtim të tij ka ardhur nga mjeku i maternitetit ‘Koço Glozheni’, Agron Delilaj.

Pavarësisht se e akuzon Spahian se po përhap panik të pakuptimtë, mjeku Deliaj nuk e mohon aspak numrin e lartë të vdekshmërisë së foshnjeve në maternitet. Ai madje i pranon vdekjet e fëmijëve dhe përpiqet t’i justfikojë ato me shkaqe natyrore.

“Zoti Spahija përpara se të përhapni panik të pakuptimte te popullata për përfitime të ulëta, në radhe të parë duhet të jeni njeri, pastaj mjek që të ju e vë në dyshim se jeni. Ju doktor i madh çfarë do ti bënit një polianomalie kongenitale të ardhur nga Saranda, një bebi të lindur në Fier me anomali kardiake, një fetusi në një barrë gemelare me transfuzion feto-fetal, një barrë gemelare nga Rrogozhina 26 javë, apo tjetra po 26 javë nga Librazhdi. Doktor, një këshillë si koleg, bëhu me serioz dhe mos hap panik të kotë kur këto raste janë të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombëtare”, shprehet mjeku Agron Delilaj.

 Denoncimi i Bardh Spahisë:

Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 femijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë. Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast në ditë.

Kur situata paraqitet e tillë në Tirane, shkruan deputeti demokrat, as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe. Për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shendetësisë. Papërgjegjshmeria e atyre që drejtojnë shendetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jeten e foshnjave dhe nënave. Ndërkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremëngjes nga mega vila e tij në Surrel.

Tags: Bardh spahiamjeku Deliajvdekja e foshnjeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.