Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PS zbulon armikun e brendshëm, është në Kavajë, mësohet emri

07/01/2018
VENDIMET/ Ndryshojnë rregullat në PS, por Rama bën përjashtim për Tahirin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla u ka tërhequr vërejtje delegatëve që nuk janë angazhuar për realizimin e funksioneve dhe detyrave të tyre gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Ai tha se në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet një raport mbi punën e bërë nga anëtarët e Asamblesë, duke përmendur edhe penalitete për ata që nuk kanë realizuar detyrat. Balla tha se një anëtar do të përjashtohet nga Asambleja, pasi në zgjedhjet e fundit vendore ka punuar për kandidatin e një force tjetër politike.

Burime për “Balkanweb” thonë se bëhet fjalë për Shpend Barametën për kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Kavajës, Isa Sakja, i cili rezultoi fitues.

“Do të doja të falënderoja ata anëtarë të Asamblesë Kombëtare të angazhuar në këtë proces shumë të rëndësishëm analize të procesit zgjedhor që kaluam, por edhe një ushtrimi të domosdoshëm ripërtëritje dhe afrimi njerëzish dhe kontributesh të reja. Por si Kryetar i kësaj asambleje dhe si Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, nuk mund të mjaftohem me arritjet pozitive në shifra, ndërkohë që e di unë dhe e dini ju se sa shumë boshllëqe apo gropa, siç i quajmë ne, ka nën pasqyrën e shifrave.

Për shembull, kemi anëtarë të kësaj asambleje që nuk kanë pasur fare prani në organizatat ku kanë qenë të deleguar dhe nuk kanë ushtruar detyrën e tyre si pjesë e këtij forumi të lartë. Pse?!
Mund të ketë secili psenë e tij, por pseja ime është shumë e thjeshtë: Sepse ne e kemi toleruar këtë neglizhencë në të shkuarën dhe kjo tolerancë është kthyer në dobësi organizative deri në këtë nivel.
Detyra e secilit prej nesh, si të deleguar të Kryesisë në një qark apo si i deleguar i Asamblesë Kombëtare në një bashki apo grup organizatash, duhet të synojë krijimin e një marrëdhënieje dhe komunikim mes anëtarësisë dhe përfaqësisë më të lartë të partisë, që është Asambleja Kombëtare.

Vetëm kjo marrëdhënie mund të na japë mundësinë që nga njëra anë të ndjekim nga afër procesin e zgjedhjes dhe të ripërtëritjes në të gjitha organizatat socialiste në të gjithë Shqipërinë, por dhe nga ana tjetër të marrim një pamje të qartë të ecurisë, të metave dhe dobësive.

Dhe sigurisht përgjegjësia individuale bie mbi çdokënd që nuk e ka bërë detyrën, por ajo politikë bie në radhë të parë mbi drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët e kanë toleruar në përditshmërinë e punës së tyre këtë dobësi të rëndë dhe nuk i kanë qëndruar mbi kokë procesit me rigorozitetin e nevojshëm”, u shpreh deputeti Balla.

Tags: asambleja kombetareps kavajeTaulant balla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.