Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DRITAN BICI/Bosi i kuq i Gramshit, deputeti i ri që ndoqi me makinë arbitrin në fushë

27/12/2017
Nënprefekti braktis Edi Ramën: Po na degjenerojnë, Cacin nuk dinin ku ta çonin e sollën në Gramsh!

Dritan Bici

Share on FacebookShare on Whatsapp

Parlamenti i Shqipërisë nuk do ta vuajë mungesën e ‘Kaubojsit’. Një tjetër personazh atipik, që i ka hyrë me makinë në fushës së futbollit për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pritet të ulet në Kuvend. Është fjala për Dritan Bicin, i cili do të zërë vendin e Aqif Rakipit, nëse KQZ-ja do të votojë për t’i hequr mandatin deputetit të PDIU-së. Dritan Bici në mars të vitit 2013 kur ishte kryebashkiak i Gramshit, hyri me makinë në stadium për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pasi ishte i pakënaqur me vendimet për ndeshjen. Ngjarja skandaloze tërhoqi vëmendjen edhe të mediave të huaja. “Elf Voetbal”, revista më e madhe për futbollin në Holandë, ishte një nga mediat e huaja që e ka pasqyruar ngjarjen. Asokohe kryebashkiaku u dënua për të mos hyrë në stadium deri në fund të sezonit futbollistik. Për atë ngjarje ai kërkoi falje publikisht, duke shpjeguar edhe arsyet përse e shtynë të futej në stadium me makinë për të dhunuar arbitrin.

Lapsi.al hulumton pak më tej rreth Dritan Bicit, ‘çamit të çmendur’ që pritet të bëhet deputeti më i ri i PDIU-së në Kuvend. Lidhja e tij me partinë e Shpëtim Idrizit është e re, pasi që prej vitit 1992, Bici ka qenë pjesë e strukturave të PS-së dhe kryebashkiak i kësaj force politike për vite me radhë. Përplasjet me PS-në nisën në vitin 2015. Kur e kuptoi se Rama nuk do ta rikandidonte më në zgjedhjet lokale, ai nisi sulmet publike ndaj Damian Gjiknurit, i dërguari i Ramës si koordinator për qarkun Elbasan. Gjiknuri nga ana tjetër përmes ILDKPI i bëri kallëzim për fshehje të pasurisë Dritan Bicit. Megjithatë ai rikandidoi për Bashkinë Gramsh me ‘Frontin e Majtë’, duke humbur përballë Luljeta Dollanit të PS-së. Në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, Dritan Bici nisi përplasjet edhe me Anastas Angjelin, i dërguari i PS-së në Gramsh. ‘Ju ngeli Caci dhe nuk dinin ku ta çonin, e sollën në Gramsh’, shprehej ai për Anastas Angjelin, të cilin mund ta ketë kolegë në Kuvend e brenda koalicionit qeveritar.

Por përtej këtyre situatave sa banale aq edhe të zakonshme në moçalin politik të Shqipërisë, Dritan Bici figuron gjithashtu edhe i dënuar me vendim gjykate. Sipas asaj që ai shkruan në formularin e vetëdeklarimit, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në shtator 2013 për incidentin që ndodhi në stadium. Ish-kryebashkiaku është dënuar me 60 orë punë të detyruara për interes publik. Dënimi në këtë formë ka zgjatur rreth 5 muaj. Nuk dihet nëse ky dënim mund t’i rrezikojë atij sërish mandatin që pritet të marrë, gjithmonë po që se KQZ-ja do të votojë kundër Aqif Rakipit.

Në formularin e vetëdeklarimit, Dritan Bici shkruan ndër të tjera se ka qenë edhe emigrant i paligjshëm në Greqi në vitet 1993-1995. Por ‘qershia mbi tortë’ e karrierës së tij mbetet padyshim akti i rëndë i marsit të vitit 2013, kur hyri në stadium me makinën personale, për të dhunuar arbitrin e ndeshjes. Sjellje tipike të njerëzve atipikë, që për faq të keq zënë vend në Kuvend e më pas marrin vendime për të gjithë ne. /Lapsi.al/

Tags: deputet i pdiudritan bicigramsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.