Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Astrit Patozi e sheh me pesimizem PD

26/12/2017
EMRAT/ Patozi: Ja grupimi im që do largojë Bashën nga kryetar PD-je
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish kreu i grupit parlamentar tw PD-sw, Astrit Patozi ka komentuar sot zhvillimet nw PD dhe bilancin e saj pwr vitin 2017 duke theksuar se e sheh situaten te rende duke parashikuar se megjithate me e keqja ende nuk ka ndodhur.
Komenti i Patozit:
“Nuk është ashtu siç duket, është edhe më keq se aq. Kjo fjali më erdhi ndër mend, teksa po përpiqesha të bëja një përmbledhje të shkurtër për rolin dhe peshën e opozitës së Lulzim Bashës gjatë vitit, që po lëmë pas. Të gjitha partitë kanë ulje-ngritjet e tyre gjatë jetës së vet dhe nga kjo ligjësi nuk bën përjashtim Partia Demokratike. E ka gabim kush mendon se halli i saj i sotëm është se gjendet në opozitë, sepse rotacioni në demokraci është normalitet. Në fund të vitit 2017, Partia Demokratike ka bilancin më të keq të gjithë historisë së vet politike, dhe më e keqja nuk duket se ka mbërritur akoma. Kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me numrat e rrëgjuar në parlament, ndonëse edhe ata ulërasin fort. Dhe, natyrisht, janë refleksi më i drejtpërdrejtë i thellimit të humbjeve dhe i diferencës me qeverinë. Më shumë se kaq, ajo ndodhet në një krizë shumëplanëshe përfaqësimi, besimi, por mbi të gjitha morali, për shkak të drejtimit të gabuar, që ka ardhur duke u përkeqësuar në vitet e fundit. Nuk po zgjatem me analizën e fakteve dhe pasojave të rënda mbi demokratët shqiptarë dhe po i qëndroj premtimit për ta përmbledhur me pak fjalë përfundimin tim.

Harrojini deklaratat e zjarrta në çadrën e lirisë, ëndrrën e “vjetër” për Republikën e Re, marrëveshjen e papritur të “qepallimit”, fushatën e lirë në miell dhe të shtrenjtë në krrunde (Luftë e egër me LSI, paqe me PS), humbjen katastrofike në zgjedhje, rënien e 3 “dëshmorëve” deputetë në seancën e parë, kur votohej Gramoz Ruçi, betimet solemne se Fatmir Xhafa apo prokurorja e re do të kalonin vetëm mbi trupat tanë, e plot të tjera materiale humori si këto. Zëreni se nuk kanë ndodhur fare dhe ndaluni vetëm një moment për të kujtuar se çfarë e bashkon Lulzim Bashën e përpara zgjedhjeve me atë të pas 25 qershorit. Dhe do të shihni që Partisë Demokratike, që drejtohet prej tij, i ka mbetur vetëm një instrument për të marrë vëmendje dhe për të vënë në vështirësi kundërshtarët e vet. Ndoshta, edhe për të bindur popullin se ka të drejtë. Bojkoti i zgjedhjeve në verë dhe djegia e mandateve në dimër, që janë pak a shumë e njëjta gjë, pasi ndryshon vetëm forma.

Dhe sot, për fat të keq, ajo ngjason fiks me ata njerëz të dëshpëruar, që ngjiten mbi vinça apo mbi taracat e pallatave të larta dhe kërcënojnë se do të hidhen. Zakonisht, ata nuk e çojnë aventurën deri në fund, pavarësisht arsyeve dhe motiveve të ndryshme. Dhe i sheh të kthehen nga kanë ardhur kokëvarur, sepse, jo vetëm nuk e kanë zgjidhur hallin, por kanë humbur edhe më shumë, sepse tashmë janë edhe të depersonalizuar. Por mbi të gjitha, se nuk mund të ngjiten më aty ku ishin”.

Tags: astrit patoziPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.