Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALTIN BAMLLARI/Ka ardhur koha per nje shkundje te madhe, e parashikoi edhe kreu i emergjencave

24/12/2017
I majmi me pica në të ashtuquajturën grevë urie, tani i shkatërrojnë biznesin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Që në Shqipëri ka ardhur koha për një shkundje të madhe, kjo as që diskutohet. Që njerëzve u ka ardhur në majë të hundës me arrogancën qeveritare, korrupsionin, shpërfilljen e ligjit nga institucionet shtetërore dhe kurvërinë e atyre që bëjnë opinion, kjo s’ka dyshimin më të vogël.
Që do bjerë një tërmet, këtë e ka parashikuar edhe vetë kreu i emergjencave, Ajo që më ligshton është historia, e cila rrëfen se pas çdo “revolucioni” gjithmonë ekziston një “dorë e padukshme”, që financon dhe i jep atij formën që do paraja. Zemërimi i njerëzve, thotë ajo, ka shërbyer dhe shërben, thjesht, si karburant që furnizon revolucionarët. Ndonjë çisterne, pse jo, do t’i vihet edhe flaka. Revolucion pa viktima, s’ka.
Po kush menaxhon paratë? Sipas Forbes, pasanikët më të mëdhenj të kombit tonë janë: qeveritë, gjyqësori, presidencat, mediat, opozitat dhe biznesmenët e lidhur me të pestët. Vetëm të jesh sylesh të mos kuptosh cili, nga këta, po financon aktualisht shkundjen e madhe. Horoskopi parashikon që tepsia e fushatës do mbushet me koka të prera e ne do na thuhet që drejtësia triumfoi. Shumë do ngazëllehen, të tjerë do hanë sapunin për djathë, një pjesë do t’ia mbathë dhe ata që ngelen do fosilizohen sërish si karburant për revolucionin e ardhshëm. Por fatmirësisht, historia na sjell në kujtesë edhe raste të rralla, kur ngjarjet nuk ndjekin, detyrimisht, rrugën e parave. Krishti dhe Muhamedi janë dy, por, sigurisht, që ka edhe të tjerë.
Sot isha në një protestë modeste, pa altoparlantë, pa dekor, pa këngëtarë dhe pa muzikë funebre. Vura re që “karburanti” ishte i mirë dhe ata që e drejtuan m’u dukën frymëzues. Askush nuk ishte Krisht, Muhamed apo Budë, por unë pata ndjesinë se tërmeti duhet të fillonte, pikërisht, aty dhe nuk do më plaste fare sikur të ishte edhe 7 ballë. Dikush më tha se “sot tërmetet bien me telekomandë”, por s’desha ta besoj. Ndonjëherë gjërat është mirë mos t’i dish dhe në vend të trurit të mendosh me zemër.

Tags: Altin Bamllari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026
Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

04/07/2026
Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

04/07/2026
11 organizata shqiptare në Britani mbështesin protestat në Shqipëri

11 organizata shqiptare në Britani mbështesin protestat në Shqipëri

04/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026
Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

04/07/2026
Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

04/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.