Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Deklaratat e ambasadave nuk zhbëjnë zgjedhjen e kryeprokurorit në shkelje të Kushtetutës

21/12/2017
Basha shpjegon arsyet e humbjes në Dibër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi mbrëmjen e sotme se Edi Rama shkeli Kushtetutën në rastin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas Bashës, nëse bie Kushtetuta, bie Republika.
“Qeveria shkeli kushtetutën në rastin e zgjedhjes së Kryeprokurorit. Ditët e fundit isha për një vizitë në Britaninë e Madhe dhe i fundit që shkeli paktin kushtetues në këtë vend, iu preh koka. Kjo ka ndodhur 300 apo 400 vjet përpara por është treguesi që një shoqëri vendos paktin për zgjidhjen e konflikteve politike. Nëse kushtetuta bie, bie republika”, tha Basha.
Sipas tij, ftesa e Ramës drejtuar opozitës ishte një farsë, pasi ai e kishte caktuar se kush do të ishte Prokuror i Përgjithshëm. “Rama tentoi që në këtë proces të përfshinte edhe duart e opozitës, ndërkohë që zgjedhja e Kryeprokurorit nuk lejon që ai të zgjidhet nga politika. Kushtetuta parashikon që kryeprokuror të ishte një kandidat që duhej të kalonte Vetting-un, duhej të kishte konsensus, pasi duhen 3/5 e votave dhe duhej që të propozohej nga KLP”, tha Basha. Në vijim, ai shtoi se Prokuror i Përgjithshëm është zgjedhur Edi Rama, pasi nuk ndodh në asnjë vend të Botës që prokurori të zgjidhet me më pak se 50 % të votave në Kuvend. “Një vend që shkel Kushtetutën ose është në diktaturë ose është në përplasje civile. Prokurori nuk është çështje emri, por Kushtetuese”, tha Basha. Referuar deklaratave të Ambasadës së SHBA dhe Delegacionit të BE-së për protestën e zhvilluar të hënën, Basha tha se “çdo deklaratë që mund të bëhet nuk zhbën atë që sot kemi një kryeprokuror që u zgjodh në kundërshtim me Kushtetutën”.

Tags: Lulzim BashaProkurori Pergjithshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.