Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Zgjedhja e kryeprokurores jolegjitime, ja shkeljet e Rregullores nga Taulant Balla & Co

19/12/2017
DETAJE/ Zgjedhja e kryeprokurores jolegjitime, ja shkeljet e Rregullores nga Taulant Balla & Co
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arta Marku u zgjodh me 69 vota, por edhe me emrat e deputetëve demokratë që protestonin kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm. Mazhoranca i kishte votat e mjaftueshme për kryerjen me sukeses të votimit, por Monika Kryemadhi e LSI, bllokoi disa deputetë socialistë, duke rrëmbyer kartat e tyre të votimit. Taulant Balla nuk humbi kohë. Për kompensim rrëmbeu karta djathtas, duke bërë që votues të figurojnë demokratët. “Votimi për prokurorin është një votim i fshehtë, nuk bëhet as me kuti, bëhet me akses në sistem”, deklaroi Taulant Balla në Top Story-n e të hënës. “Mos thuaj të pavërteta! Sapo the që ajo zonja paska marrë karta, të njëjtën gjë po bën edhe ti dhe këtu rezulton se ka votuar Genc Pollo”, reagoi po në Top Story, Edmond Spaho nga PD.
Se çfarë quhet votim e thotë Rregullorja e Kuvendit në nenin 57 të saj?
1. Votimi është vetjak.
2. E drejta e votës nuk delegohet.
3. Votimi bëhet i hapur ose i fshehtë.
4. Me fillimin e votimit nuk lejohet të bëhen më diskutime dhe as i jepet fjala ndokujt deri në shpalljen e rezultatit të votimit. Votimi nuk ndërpritet për asnjë arsye.
Mazhoranca e vendosur për t’i shkuar deri në fund zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme zgjodhi të mos ndërpriste procesin, por të votonte me kartat e kolegëve protestues. Rregullorja parashikon dhe rastin e votimit të parregullt, kur thotë se “Çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin ose Rregulloren e Kuvendit është i pavlefshëm. Drejtuesi i seancës, pasi merr mendimin e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet urdhëron anulimin e votimit dhe përsëritjen menjëherë të tij”. Nga deklarimet e mazhorancës, nuk duket të shkojmë drejt një situate të tillë. “Po plotësojmë dokumentacionin me faktin që deputeti është prezent dhe vetëdeklaron që ka përdorur aksesin në rrjetin elektronik të votimit përmes kësaj. Besoj që ka ardhur momenti që edhe rregullorja e Kuvendit duhet ndryshuar për të parashikuar qartë edhe këto raste. Nuk mund të merrej peng Kuvendi i Shqipërisë duke penguar votimin”, deklaron Taulant Balla.
Tentime për bllokim votimi ka pasur vazhdimisht në Parlamentin shqiptar. Por reagimi i 18 dhjetorit nga Monika Kryemadhi të sjell në vëmendje atë të bashkëshorti të saj Ilir Meta korrikun e 2006-ës. Zonja Kryemadhi hodhi këpucën dhe jo vetëm, në drejtim të Kryeministrit, ndërsa Ilir Meta kapërceu mbi tavolina për të arritur tek kryeparlamentarja Topalli. Për herë të parë dhe të fundit asokohe votimi u bë jashtë sallës plenare në zyrat e Kryesisë së Kuvendit.

Tags: kuvendProkurori Pergjithshemrregullorjavotimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.