Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Luter Kreshpa, ekspozita që solli pasionin e një kirurgu

13/12/2017
FOTO GALERI/ Luter Kreshpa, ekspozita që solli pasionin e një kirurgu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në 81-vjetorin e lindjes, miq e kolegë të kirurgut të njohur Luter Kreshpa e kanë kujtuar përmes kujtimesh e emocionesh, për kontributin e dhënë në historinë e mjekësisë shqiptare. Përgjatë një jave në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar qëndroi e hapur ekspozita “Të ndjekësh ëndrrat”, e cila solli një profil tjetër të njeriut, figurën e të cilit e kemi lidhur me mjekësinë.
Tablo dhe vizatime të kuruara me kujdes sollën një dimension tjetër po aq të plotë të Kreshpës, të një artisti, një pasion I hershëm I ushqyer në vite.
Për vlerat njerëzore të Kreshpës folën në ceremoninë e hapjes së ekspozitës Ramadan Alushaj, i biri Nigret Kreshpa, shefi i kirurgjisë Dr. Besim Elezi, Prof. Dr. Arben Beqiri, ish-nxënës i tij, si dhe piktori Bardhi Kalvari.
Për Kalvarin kjo ekspozitë është një vlerë e shtuar në jetën kulturore në vend, e cila na njeh me dimensionet e pasionit të një njeriu për pikturën.
Vizitorë të shumtë përgjatë një jave u njohën me punimet realiste të Kreshpës, të cilat ishin frymëzuese. I njohur për rolin e tij në mjekësinë shqiptare, piktura ishte një pasion i vjetër i Kreshpës, prej të cilit nuk u nda asnjëherë dhe pse iu përkushtua një profesioni tjetër.
Dr. Luter Kreshpa njihej nga te gjithë si kirurgu duarartë.
Kur nuk ka as një vit që ai është larguar nga jeta, kjo ekspozitë erdhi si një mendim i bukur i Brisejdës, vajzës së tij, për ta kujtuar të atin në dimensionin e tij të plotë.
I lindur më 10 dhjetor 1936 ai do të dashurohej me pikturën herët, për ta ndjekur heshturazi këtë pasion dhe pas mbarimit të studimeve për mjekësi në vitin 1961. Dy vite më vonë ai aftësohet për kirurg i përgjithshëm. Kirurgjia ishte shkenca ku prof. Kreshpa do të jepte gjithë aftësitë e tij jo vetëm në shërbim të pacientëve por dhe krijimit të standardeve të reja në mjekësinë shqiptare. Me profilin e një intelektuali par ekselencë ai do të angazhohej në Konferenca të shumta, përsa i përket Kirurgjisë hepotabiliare, si në Francë, Greqi, apo udhëtimi për në Vietnam më 1986-tën. Ka mbrojtur në 1987, Dizertacionin për Doktor Shkencash në Kirurgjinë Pulmonare “Trajtimi kirurgjikal i bronkoektazisë”.
Janë të pafundme leksionet që ai ndërtoi mbi kirurgjinë, duke dhënë një model për brezat që do të vijnë. Është autor i 8 teksteve për sëmundjet kirurgjikale, 19 artikujve në Buletinin e Shkencave Mjekësore(BSHM), 41 Artikujve në Punimet Kirurgjikale(PU), 9 Artikujve në Revistën Mjekësore (RM) 48 Referate dhe Kumtesa, 19 Recensione dhe Oponenca. Është autor i monografisë “HERNIA. Veçoritë Klinike dhe Mjekimi”, botim i vitit 2007.
Vitet e fundit të jetës ai iu përkushtua pasionit të tij pikturës, duke realizuar një koleksion të madh tablosh, që tashmë ruhen me kujdes nga familjarët.

Tags: ekspozitekirurgLuter Kreshpapikture

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.