Korça është qyteti i rradhës, ku shënohet një skandal në institucionet arsimore. Në qytetin juglindor, drejtoresha e një kopshti ka rrahur në sy të fëmijëve edukatoren e tyre. Sipas ‘BW’, Drejtoresha Laureta Asllani i ka shkulur flokët edukatores Zana Brahimllahi, aq sa kjo e fundit ka shkuar të marrë mjekim dhe më pas ka bërë kallëzim në Polici. Nuk dihen shkaqet e sherrit kaq absurd para fëmijëve që ato të dyja kanë detyrë të edukojnë, por tashmë policia ka nisur hetimet.





