Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Zbuten tonet, Donald Lu kërkon një Kryeprokuror të zgjedhur me bashkëpunim nga palët

12/12/2017
FOTO/ Zbuten tonet, Donald Lu kërkon një Kryeprokuror të zgjedhur me bashkëpunim nga palët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri është çështja, që ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu ka insistuar më tepër në fjalën e mbajtur në  një takim të mëngjesit të sotëm. Lu duket se ka zbutur disi tonet për çështjen duke dashur të theksojë se vëmendja e të gjitha palëve duhet të fokusohet te Kushtetuta e vendit.

Ai bëri thirrje që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë për të zgjedhur një kryeprokuror të ri. “I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të gjetur një kryeprokuror të Përgjithshëm”, u shpreh Donald Lu.

Kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë deklaroi se Shqipëria nuk mund të ketë “një prokuror të përgjitshëm që nuk ndjek askënd penalisht” dhe theksoi se rruga drejt BE-së mund të bëhet më e vështirë nëse ne vazhdojmë të kemi shkallën më të ulët të ndjekjeve penale.

Lu  ndër të tjera foli me tone të ashpra për sistemin e korruptuar të drejtësisë dhe lavdëroi sistemin e ri që do të prodhojë reforma. Sipas tij, politikanët kanë frikë dhe mundësia që ata të kontrollojë drejtësinë tani ka vdekur.

Pjesë nga fjala e Donald Lu:

Reforma po hyn në një cast vendimtar, komisionet e Vetingut dhe vëzhguesit kanë punuar shumë, së shpejti do të përfundojnë cështjet e para të vetingut, kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera SPAK dhe BKH.

Shqiptarët presin me padurim për reformën në drejtësi dhe politikanët kanë frikë. Disa kanë thënë se fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur, ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e fuqishëm të manipulojnë drejtësinë është e vdekur.

Sistemi i shkuar mbrojti njerëzit me pushtet dhe pasuri mes korrupsionit dhe ndikimit politik, sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht, ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse ka shkallën më të ulët të ndjekjeve penale.

I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë për një zëvendësues të përkohshëm të prokurorit të përgjithshëm që i përfundoi mandati më 7 dhjetor. Të dyja palët ti japin fund epokës kur prokurori mbron politikanët e korruptuar. Politikanët ti lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre të parëndësishme dhe të zbatojnë këtë reformë në drejtësi.

Tags: bashkepunim mes paleveDonald lute zgjidhet ceshtjazgjedhja e kryeprokurorit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.