Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ 4 mijë euro për azilkërkuesit që kthehen në atdhe, distrikti gjerman i prish mendjen Andreas dhe shqiptarëve të tjerë

12/12/2017
Viti 2015, 3 mijë turqë e italianë ‘zvëndësosjnë’ 70 mijë shqiptarë azilkërkues
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një program shpërblimi për azilkërkuesit që kthehen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës. Ky është projekti i miratuar së fundmi nga një prej distrikteve të Nordrhein-Westfalen në Gjermani për të ndihmuar 330 azilantët nga vendet e Ballkanit, kryesisht nga Shqipëria, të cilët janë në pritje të deportimit.

Ëarendorf miratoi një fond prej 80 mijë eurosh, çka do të thotë se një familje prej 4 personash mund të përfitojë deri në 4140 euro. Kësti i parë do të paguhet në aeroport, ndërsa kësti tjetër vetëm gjashtë muaj më vonë në vendin e origjinës.

Në këtë mënyrë dalin të fituar të dyja palët, pasi një familje do t’i kushtonte normalisht pushtetit lokal rreth 30 mijë euro në vit. Megjithatë, për autoritetet nuk bëhet fjalë për paratë.

“Deportimet janë shumë stresuese për këdo që preken. Azilkërkuesit kanë mjaftueshëm kohë për të menduar mbi kthimin vullnetar. Gjithashtu mund të ndihmohen nga përkthyes dhe këshillues”, thotë Petra Schreier, drejtuesja e departamentit.

Një projekt i ngjashëm do të zbatohet edhe nga qeveria federale, pra në të gjithë Gjermaninë.

Një nga familjet që pritet të përfitojnë të parat është ajo Pashaj, e cila në fund të nëntorit u njoftua për refuzimin e kërkesës për azil. Nëse familja nuk do të largohet vullnetarisht, ato do të duhet të përballeshin me deportimin.

“Paratë sigurisht që janë një ndihmë e madhe për ne. Sigurisht që do të preferoja të qëndroja këtu përgjithmonë, por nuk do rrezikoj gjithçka për dy ose tre muaj më tepër”, thotë kryefamiljari 37-vjeçar Andrea Pashaj.

Familja me 4 anëtarë, ku më e vogla Ayra ka lindur në Gjermani, fillimisht u largua nga Shqipëria për shkak të kushteve të jetesës. Ata do të duhet të qëndronin me prindërit dhe të ndanin së bashku një dhomë. Tani me 4 mijë euro, ata do të mund të pajisen me baziket.

Deri më tani këtë vit, distrikti i Ëarendorf ka kryer 80 deportime, shtuar 241 largimeve vullnetare dhe 96 deportimeve të dështuara.

Ndërkohë, numri i shqiptarëve që riatdhesohen është shumë herë më i lartë, ndërsa shifrat e atyre që kërkojnë azil gjatë tremujorit të dytë shënuan rritje. Më herët gjatë dhjetorit, Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ishte shprehur se nuk do të kishte asnjë asistencë financiare për azilkërkuesit shqiptarë të refuzuar, por vendimi i distriktit përbën përjashtim nga deklarata./ScanTV/

Tags: 4 anetare4 mije euro per kthiminazil kerkuesitdistrikti gjermanfamilja Pashajkthehet ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

26/08/2026
DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

26/08/2026
VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

26/08/2026
Arrestimi i Ergys Agasit, ndjekja nisi nga Elbasani deri në Plepa të Durrësit

Arrestimi i Ergys Agasit, ndjekja nisi nga Elbasani deri në Plepa të Durrësit

27/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

26/08/2026
DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

26/08/2026
VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

26/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.