Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Me kryeprokurorin e ri Rama synon mbrojtjen e Tahirit, nëse shkel Kushtetutën do të marrë përgjigjen e merituar

12/12/2017
INTERVISTA/ Berisha: Ja drejtorët e policisë dhe klanet që kontrollojnë plantacionet e mbjella me kanabis
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në “Mbrëmje në ABC News” nga Mirela Milori, ish-kryeministri Sali Berisha. Objekt i intervistës është diskutimi për aktualitetin politik në vend dhe zhvillimet e PD-së.
Diskutimin e nis me historikun e themelimit të Partisë Demokratike. Hapat e parë të krijimit të kësaj partie dhe zhvillimin e karakterit dhe programit ndjekës të PD-së.
Ish-kryeministri tregoi ndjesitë e tij në përvjetorin e PD-së dhe për mungesën e disa prej eksponentëve të cilët, sipas tij “shkëlqyen me mungesën e tyre”.
Berisha u shpreh se sot ka një tendencë të marketingu dhe jo të ndryshimi të PD-së, pasi nuk është parti e ndërtuar mbi ideologji por është ndërtuar mbi vlera.
I pyetur për platformat e ngritura nga Patozi dhe Harxhi, Berisha tha se kurrë nuk mund të bëhet një statut me qëllim kryesor largimin e kryetarit, ai duhet të këtë qëllim fitoren e partisë.
“Ka pasur një proces për analizën e rezultatit të zgjedhjeve dhe propozimet për kalimi e kësaj situate. Në këtë kontekst, çdo njeri do ta gjejë veten në kontributin e PD-së”.
E parë në planin perspektiv, Berisha dëshiron gjetjen e ujdisë dhe mirëkuptimit mes Bashës dhe eksponentëve të larguar nga PD.
“Secili të shohë pjesën e përgjegjësisë së tij, sepse zemërimi fillestar është i natyrshëm, por realisht vjen koha për të gjetur një rrugëdalje dhe kërkon që me anë të instinktit politik të bashkëpunëtorëve të tij të çojë në zgjidhjen e PD”.
Por, me sa sheh Berisha, ka përpjekje për afrim nga të gjitha palët.
Në lidhje me zgjedhjet, Berisha thotë se Basha bëri një fushatë të civilizuar, reale, politike. Por i qëndron akoma mendimit se Basha kishte këshilltarë mizerabël në zgjedhje.
“Të pavendosurve të PD-së, u bëri me përshtypje timoni i Ramës, i cili përdori koalicionin me Bashën pas fushatës së tij të shkëlqyer në Fier”.
Gjithashtu ai këshillon se është koha të merren përgjegjësitë për forumet që të funksionojnë si duhet.
Basha synoi rrugë origjinale opoziatrizmi, jo sipas modelit të Berishës. Frytet nuk ishin ato që priteshin për shkak të kushteve të vështira. Demokracia u ekzekutua, sipas Berishës, me vjedhjen e votave.
Sipas Berishës ka vdekur marrëveshja e 18 majit.
Në lidhje me akuzat e lobimit, Berisha shprehet se nuk ka dijeni për financat e Partisë Demokratike.
“Le ta shqyrtojë KQZ me hollësinë më të madhe. Por banka e ‘madam Ramës’ është ajo e regjistruara në parajsë fiskale. E rëndësishme është që të bëhet transparente origjina e parave dhe te mbahen përgjegjësitë”.
Në lidhje me kontratën e shprehur nga Balla për ryshfetet e kompanisë në Kaliforni, ai thotë se të gjithë këto janë trillime të Edi Ramës pasi në asnjë dokument nuk është emri i tij apo familjarëve të tij.
I pyetur për reformën në drejtësi, ish-kryeministri tha se ajo përfundoi me realizimin e Edi Ramës kryeprokuror, pasi kushtetuta e Shqipërisë po merret peng nga Edi Rama.
“Nëse Edi Rama shkel Kushtetutën për kryeprokurorin, opozita do ti japë përgjigjen e merituar”.
Në lidhje për deklaratat e ambasadorit amerikan, Berisha tregoi se Lu është në konflikt të hapur interesi.
“Rama synon të bllokojë dosjen e Tahirit dhe dosjet e tjera peng e krimit të kryeministrit”.
Çështja Tahiri, sipas Berishës është thellësisht ndërkombëtare.
“Është çështje e ndërlikuar sepse ai ka dosjet e të tjerëve, nuk ishte rastësor kthesa në mbrojtjen e Tahirit sepse ai do të nxirrte çdo gjë për secilin që nuk e mbrojti”. ABCNews

Tags: Edi RamaProkurori Pergjithshemsali berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.